Home KRYESORE 10 qytetarë në pranga për vjedhje energjie, mes tyre dy gra

10 qytetarë në pranga për vjedhje energjie, mes tyre dy gra

Janë arrestuar 10 persona, 8 burra e 2 gra (kryefamiljarë) që akuzohen se vidhnin energjinë elektrike në zonën e Kamzës dhe Don Boskos në Tiranë, duke rikthyer edhe një herë historine e dy viteve më parë ku me qindra qytetarë u përndoqën e arrestuan për këtë akuzë. Njoftimin e ka shpërndarë Operatori i Energjisë Elektrike (OSHEE) sipas të cilit mësohet se 3 shtetas konsumonin energjinë pa patur kontratë me OSHEE-n, 3 të tjerë furnizoheshin me lidhje të paligjshme  dhe 4 të tjerët kishin ndërhyrë në matës duke manipuluar të dhënat. Të 10 shtetasit e arrestuar në bazë të provave materiale dhe filmike, janë proceduar penalisht dhe shoqëruar në komisariatet përkatëse të Policisë së Shtetit për hetime të mëtejshme nga prokuroria.

Njoftimi i plotë i OSHEE

Njesia Task Force e OSHEE Tirane zhvilloi ditet e fundit disa kontrolle te
Imtesishme bazuar mbi informacione te marra ne rruge operative, mbi abonentet qe vidhnin energjine elektrike.
Aksioni u krye ne zonen e Kamzes dhe Don Boskos, nga ku u kapen ne flagerance 10 shtetas ne kundershtim me ligjin dhe kodin penal.

Nga procerverbalet e plotësuara, në prani të oficerit te policise gjyqesore, mesohet se 3 shtetas konsumonin emergjine pa patur kontratë me OSHEE (pra, vjedhje e hapur), 3 të tjere furnizoheshin me lidhje të paligjshme (pas ndërprerjes si debitore), dhe 4 te tjeret kishin nderhyre ne mates duke manipuluar të dhënat (ulje e konsumit).

Shtetasit: 
Muhamet A
Halim A
Marash M
Emazije H
Xhelal L
Rakip T
Shpetim H
Franc R
Bashkim T
Zenepe G

Në bazë të provave materiale dhe filmike, janë proceduar penalisht dhe shoqeruar në komisariatet përkatese të Policisë së Shtetit per hetime të mëtejshme nga prokuroria.

 

Share: