Home KRYESORE Vdekja e 2-vjeçarit, i ati i jepte frymë me gojë, për ta...

Vdekja e 2-vjeçarit, i ati i jepte frymë me gojë, për ta mbajtur në jetë!

Një e dhënë prekëse është zbuluar nga vdekja e fëmijës 2-vjeçar, Alfie Evans, në Britaninë e Madhe, fati i të cilit u ndërkombëtarizua nga fakti se gjykatat britanike nuk e lejuan transferimin e vogëlushit në Itali, marrë përsipër nga Vatikani për kurim

Fëmija, të cilit pak ditë më parë iu hoqën tubat që e mbanin në jetë, për shkak të një sëmundjeje të rrallë, dha frymën e fundit. Dhe në këtë fund dramatik, zbulohet se i ati i tij, Tom Evans 21 vjeç, i ka dhënë frymë në gojë nga goja e tij, në një përpjekje tipike prindërore për ta mbajtur në jetë.

Është raportuar ky fakti nga Mirror, që shkruan më tej se prindërit e Alfie, Tom dhe Kate James kaluan momentet e fundit pranë të voglit të tij si një familje ku shtriheshin bashkë që të tre.

Lexo:http://360grade.al/65733/vdekja-e-alfie-pse-mjeket-hoqen-prizen/


360grade.al

Share: