Nga Shqiptari.Eu
-Ka ardhur koha çështjen Kombëtare ta udhëheq profesionalizmi modern!
-Të respektuar mërgimtare, ju ftoi ta analizoni këtë ide fisnike, dhe të vini me mendimet tuaja në përkrahjen dhe mediatizimin e saj!
Lutim ndërgjegjen e atdhetarëve të mërgatës në shtetet e Europës, që të angazhohet me përkushtim në organizimin e këtij institucioni shumë të rëndësishëm për mërgatën tonë!
Organizimi i LOBIT SHQIPTAR NË EUROPË është kërkesë e kohës, i cili padyshim se do të ketë rëndësi shumë të madhe në të gjitha fushat zhvillimore për të ardhmen e vendit tonë. ”“ Është shumë e natyrshme që të organizohemi, sepse tani sa po i kemi hapur dyert e lirisë të pa shijuar shekuj me radhë. Dhe kjo liri e shtetit tonë, pret angazhimin e ne të gjithëve që ta ndërtojmë. Prandaj është e domosdoshme të japim kontributin tonë në mënyrë të organizuar për zhvillimin dhe forcimin e sigurisë, lirisë, demokracisë dhe sovranitetit të shtetit në formim.
Vendi ka shumë nevojë për ne të mërgatës:
”“Organizimi jonë ndikon shumë në zhvillimin e mirëfillt të ekonomisë moderne.- Sepse ndryshe është me investuar ne me kapitalin tonë, e krejt tjetër të huajit?! Ne e dimë mirë rëndësinë punësimit në vendlindje, atëherë po u organizuam ne mërgata, kemi mundësi të krijojmë punesim të mjaftueshëm për rininë dhe popullin tonë, që edhe ne të kemi standarde të larta si shtetet e zhvilluara perëndimore.
”“ Kjo do të ishte e vetmja mundësi të ndërpriten flukset e gurbetit njëhëre e përgjithmonë.
-Pra, po u angazhuam të gjithë, jam shume i sigurte së kjo do të arrihet, sepse kemi një kapacitet me vlera shumë të mëdha këtu në Europë.
Lobin duhet të organizojmë për arsye sepse kemi një rini shumë të mirë, një gjeneratë ekspërtesh të shkelqyshëm, që kanë studiuar e janë specializuar në shtetet më të zhvilluara perendimore. Dhe që përmes këtij organizimi, është e vetmja menyrë që kapaciteti i tyre të shpërblehet ashtu si ka hije.
-Këta intelektual dhe ekspert të niveleve të larta, i duhen më shumë së kurrë zhvillimit të përgjithshëm!
-Organizimi Lobiti do te jetë gjithëpërfshires, me aktivitëte mjaft të fuqishme në shumë lami që i kërkon koha. Po ashtu me një bashkëpunim me Lobin Shqipëtar në Amerikë, dhe në kordinim me forcat e mirfillta të vendit do të harmonizohën veprimet me një ritëm të shpejt, në mënyrë që zhvillimet e përgjithshëme të sjellin siguri dhe jetë të lumtur vendit.
”“ Tani për mirëvajtjen tonë, po shifet së është edhe vetë vullneti i Zotit, që edhe kombi ynë të përparojë e të zhvillohet duke shijuar lirinë e demokracinë moderne në hapsiren dhe trojet e tona etnike të Dhuruar po nga vet Zoti. Është edhe vullneti i botës së qytëtruar prendimore, që më në fund të na ndihmojnë në riformimin e shtëtit dhe Kombit më të vjetër në Europë. Forcimi i shtëtit tonë është intëres i përgjithshëm për rajonin dhe më gjërë për të ardhmen.
”“ Por detyrat e shtëpisë dhe obligimet duhet ti kryjmë ne vet me një përkushtim mbare Kombtar kudo që gjindemi, përndryshe po mbesim të shpërndare si vezet e qyqes…Â gjithmonë duke u shërbyer të tjerëve!
-Jam i bindur së vullneti i mirë ekziston, duke u bazuar në gadishmerinë e atëdhedashurisë dhe patriotizmit të deshmuar vite me radhë nga mërgata, edhe sot me një organizim të mirë dhe me këtë kapacitët që kemi, shumë shpresojë së do të dalim faqëbardhë para botës së qytëtruar, dhe shumë shpejt do të mberrijmë në vendin ku e meriton dhe ku e lypë krenarija e jonë.- Kjo edhe na ka hije, sëpse duke u nisur edhe nga vet fakti së mërgata ka 1/3-tën e popullit tonë në Europë!
-Duke qenë optimist së me angazhimin dhe organizimin e Lobit, vendit do ti afrohet profesionalizëm me cilsi dhe kualitë të lartë, pa hile, pa korrupcion, pa karrjerizëm, pa bajraktarizëm por me zhvillim të mirëfillte në të gjitha fushat.
”“ Atëhëre edhe Atdheu do të ketë një tretëman me një standart krejtsisht tjetër, si në rregullimin e mbrendshëm ashtu edhe në mardhenjet e politikave të jashtëmë.
Pra sot është koha të bashkohen të gjitha forcat progresive kombëtare. Të bashkohen gjithë intelektualet e mirëfillte nga të gjitha anet me gjithë potencialin në një front të përbashkët, në shërbim të Atdheut e Kombit.
-Jam shume i bindur së me një përkushtim do të arrihet kjo mrekulli e shekullit tonë. Lobi Shqipëtar Europian, me Lobin Shqipëtaro-Amerikan dhe gjithnjë në harmoni me kërkesat e vendit do të mundësojnë një zhvillim me ritëm më të shpejt dhe më të favorshëm.
-Duke u bazuar në këto mundësi, ftoi mërgatën tonë të respektuar në përkrahjen kesaj nisme që të bashkohët për hir të çështjes madhore!
-Lobi pos angazhimeve të shumta me aktivitete dhe në çështje të ndryshme, do të angazhohet për mbeshtetjen e delegateve shqipëtare në strukturat më të larta parlamentare e shtetërore, atje ku ka mundësi në shtetet përkatese.
-Lobi për mes një strategjie të politikave zhvillimore, do të përpiloi projekte madhore të cilet do të hapin në vendlindje shumë vende të punësimit me përspektivë.
Prandaj:
Ftoi mërgaten tonë që të aktivizohet në të gjitha shtetet përkatese Europiane që ti formojnë këshillat nismëtar për ketë qellim!
Ftoi intelektualet që të japin ndihmesën e tyre në organizimin sa më të mirë e profesional të këshillave nismetar dhe që t`na ndihmojnë në hartimin e plan-programit dhe statutit sa më të mirë dhe profesional të Lobit Shqipëtar në Europë.
Keshilli nismëtare duhet marr përsipër organizimin në të gjitha qytetet e shteteve që i përkasin, në menyrë që të kemi një përfshirje sa më të gjërë.
Të bëhen të gjitha lidhjet për mes mekanizmave elektronike në mënyrë që të harmonizojmë përgatitjen e këshillit nismëtar!