Home KRYESORE Viti i Ri , habere të vjetëra!

Viti i Ri , habere të vjetëra!

Nga Luan Kurti

Viti i Ri po më duket si shumë i lodhur dhe i plakur! Ja ai, ja unë s’jemi në rregull. Po e shohim shoqi-shoqin me vetulla ta ngrysura që në krye të herës. Ai kërkon që t’i buzëqesh, por me zor s’bëhet! Kur s’ngroh xhepi, s’këndon zemra. Kisha shpresuar se asteroidi që njoftoi NASA do çalltiste për Krishtlindje dhe do na lironte nga taksiratet, por dihet, fatkeqit nuk i qeshet buza! Prokurori Llalla e paska kallur njësinë antikorrupsion. Kjo për arsye se ambienti është cilësuar si shumë i kontaminuar dhe ka pasur mungesë kundragazësh. Gjithsesi “Taskë forca” i rruajti ca pare prej buxhetit të shtetit! Lulzim Basha po përgatit PD-në për zgjedhje të paradokohshme. Pra, humbjen e radhës e kërkon paradhënie! Tekniku i stolit të PD-së, kërkon “qeveri teknike”!

Share: