Kryeministri Edi Rama ka rikonfirmuar rikandidimin e kreut të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj edhe për një mandat të dytë. Të paktën këtë ka lënë të kuptohet gjatë inagurimit të bulevardit të ri të Tiranës, ku ka theksuar se “bashkë me kryebashkiakun Veliaj në mandatin tjetër qeverisës do të bëhet shumë me tepër se sa është bërë në këto tre vite”. Rama tha se me ritmin e punimeve përpara se në krye të Bashkisë të vinte Erion Veliaj, do të duheshin 60 vite.