Home KRYESORE Pas Vuçiç, edhe Thaçi në Berlin për t’u takuar me Merkel

Pas Vuçiç, edhe Thaçi në Berlin për t’u takuar me Merkel

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, do të takohet këtë të martë në Berlin me kancelaren gjermane, Angela Merkel ku kryetemë e diskutimit do të jetë dialogu me Serbinë, një proces i ndërmjetëësuar nga BE.

Berlini është i pakënaqur me hapat që janë bërë në këtë proces dhe kërkon si nga Beogradi, ashtu edhe nga Prishtina zbatimin e marrëveshjeve të arritura deri më tani dhe përparim në pjesën e mbetur të problematikave.

Kjo vizitë e Thaçi mbërrin thuajse një muaj pasi po në Berlin Angela Merkel priti Presidentin serb, Aleksandar Vuçiç.

Në takimin me Presidentin serb, Merkel ka përsëritur kërkesën që pritet t’ja adresojë edhe Hashim Thaçit, zbatimin e marrëveshjeve të arritura.

Presidenti serb deklaronte pas takimit se Serbia “mbetet e angazhuar të realizojë plotësisht pjesën e saj të detyrimeve që ka marrë nga dialogu”, ndërsa në intervistat e deklaratat publike që ka bërë në Beograd, fajësoi Kosovën për zvarritje të implementimit të ujdive, sidomos sa i takon krijimit të bashkësisë së komunave me shumicë serbe.

Një ditë më parë, Vuçiç nuk përjashtoi se në një të ardhme jo fort të largët Serbisë do t’i duhet që të njohë pavarësinë e Kosovës dhe shtoi se nëse do të kishte guximin ta merrte vetë një vendim të tillë, ky do të ishte fundi i tij politik.

“Shpresoj në një zgjidhje për çështjen e Kosovës, po pavarësisht zgjidhjes që do të vijë ajo do të jetë fundi im politi, pasi serbët nuk do të më falin edhe nëse vendimi bëhet për paqen dhe të ardhmen e vendit”, deklaroi për “Kurir” presidenti serb.

Share: