Home KRYESORE Izet Haxhia përcjell një mesazh nëpërmejt partneres…

Izet Haxhia përcjell një mesazh nëpërmejt partneres…

Pas ekstradimit në Tiranë, Izet Haxhia ndodhet në burgun 302, ku është në pritje të gjykimit. Në pamundësi për të përdorur telefonin, ai ka vendosur të përcjellë një mesazh në facebook nëpërmjet partneres së tij. Ajo ka shkruajtur në profilin e tij një status ku i sqaron të gjithëve se nuk ekziston një marrëveshje e Izet Haxhisë me asnjë prej politikanëve.

Statusi i plotë:

Miq te dashur te Izetit!

Ne radhe te pare, keni te gjithe nje pershendetje dhe falenderim nga Izeti! Eshte mire, eshte i vendosur dhe i palekundur ne te Vertetat e tij!

Me kerkoi te komunikoja dicka:

Izet Haxhia, ne menyre kategorike, apsolute dhe te panegociueshme nuk ka bere ASNJE marreveshje, ASNJE shitje-blerje, ASNJE bisede te fshehte a te pa-fshehte, me apsolutisht ASNJE krah te politikes ne Shqiperi!!!! Qofshin te majte, apo te djathte!! Cdo spekullim mbi kete teme, eshte i genjeshtert dhe leverdises per ata qe i fshihen te vertetave!! Deshmitari me i pare dhe i besueshem per kete, eshte Zoti vete!!! Ai u vetedorezua me deshiren e tij te lire, per te kerkuar te drejten legjitime, si cdo shtetas tjeter, te gjykohet me DREJTESI!!

Izet Haxhia,eshte teresisht i shkeputur nga cdo politikan shqiptar dhe kete e ka zgjedhur vete ai, me integritetin dhe burrerine qe e karakterizon!

Por, nuk eshte i vetmuar nga shqiptaret, nga une, nga ty, nga ti tjetri, nga ne te gjithe! Qe duam drejtesi per cdo bashkekombas tone! Drejtesi per te pafajshmit dhe drejtesi per fajtoret!!!

E dyta, nje FALENDERIM te vecante per personelin e burgut 302, te cilet po e trajtojne me korrektese dhe profesionalizem maksimal

Me shpresen tek Zoti dhe tek e Verteta, le te solidarizohemi te gjithe ne kerkesen tone per Drejtesi!

Qofshi te gjithe te lumtur e te plotesuar ne jetet tuaja!

Share: