Kryeministri Edi Rama në një intervistë për ABC News, ka komentur çështjen e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj.
“Kam mendim shumë pozitiv për punën e ministrit Xhafaj, bazuar në fakte, në punën që ka bërë në polici. Besoj shumë që fokusi i goditjes së ministrit, janë shenjat që policia ka dhënë në luftën kundër krimit të organizuar”, shprehet Rama.
Rama shtoi se lufta e tij është shënjestruar nga krimi, ndërsa shprehet se kjo ka të bëjë edhe më një përpjekje të opozitës për të minuar çeljen e negociatave në minutat e fundit, përfundoi Rama.