Home KRYESORE Vajza e mitur prishi marrëdhënien, 28 vjeçari kërcënime me sms

Vajza e mitur prishi marrëdhënien, 28 vjeçari kërcënime me sms

Një 28 vjeçar është ndaluar nga Policia e Tiranës pasi ishte dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë pasi kishte shtrënguar me dhunë një vajzë të mitur duke i kërkuar 2 mijë euro.

Ngjarja ka ndodhur në gusht të vitit të kaluar, kur shtetasi Kleanthi Todri u kallëzua nga nëna e vajzës së mitur e cila kërcënohej në vazhdimësi nga i riu me të cilin kishte pasur një raport të shkurtër.

Për shkak të prishjes së këtij raporti nga e reja, Todri e kërcënonte me mesazhe vajzën duke i kërkuar shumën e parave.

Njoftimi

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Divjakë, ndaluan shtetasin:

-Kleanthi Todri, 28 vjeç, banues në Gradishtë, Divjakë.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, e ka dënuar me 7 muaj e 3 ditë burg, për veprën penale “Shtërngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë” parashikuar nga Neni 109/b i Kodit Penal.

Share: