Një video tregon momentin kur një djalë gati sa nuk mbytet në një pishinë duke mos pasur askënd që t’i ndihmojë aty afër, por një roje kërcen dhe e shpëton atë.
Djali shihet duke provuar dëshpërimisht për të qëndruar mbi ujë, transmeton gazetametro.net Por ai vazhdon të zhytet derisa fëmijët e tjerë shijojnë kohën e tyre në pishinë.
Fatmirësisht, një roje e cila po qëndronte në anën tjetër e sheh djaloshin dhe kërcen në ujë. Ajo noton me shpejtësi në drejtim të fëmijës dhe e kap atë me duar.
Video përfundon me djalin e shpëtuar por nuk dihet nëse ka pësuar ndonjë lëndim ose nëse ka qenë me dikë tjetër.
360grade.al