Home KRYESORE Jo vetëm gjobat për celularin, Tola: Në shtator, ndryshime në Kodin Rrugor

Jo vetëm gjobat për celularin, Tola: Në shtator, ndryshime në Kodin Rrugor

“Jo vetëm ashpërsim të gjobave për përdorimin e celularit në makinë, por për në shtator po përgatiten një sërë ndryshimesh në Kodin Rrugor”.

Deklarata është bërë nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Rrugore Mit’hat Tola, i ftuar në emisionin “Intervista e Ditës”.

Në fjalën e tij Drejtori Tola theksoi se po përgatiten një sërë ndryshimesh në nenet e Kodit Rrugor, me qëllim përafrimin e tij me standardet europiane.

Sipas Tolës, këto ndryshime nuk parashikojnë vetëm ashpërsimin e gjobave dhe masave administrative për shkeljet që bëhen nga drejtuesit e automjeteve, por njëkohësisht disa rregullime që kanë të bëjnë me një organizim më të mirë të Kodit Rrugor.

Duke u ndalur tek sezoni turistik, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Rrugore tregon masat e marra me qëllimin përballimin e situatës, veçanërisht në zonat bregdetare.

Tola thotë se krahasuar nga një vit më parë ka një ulje të ndjeshme të aksidenteve rrugore, ndërsa u bën thirrje drejtuesve të automjeteve që të shmangin përdorimin e alkoolit në timon.

o.j/dita

Share: