Home KRYESORE Video/ Demaliaj: Shqipërisë po i vjen një krizë finaciare që…

Video/ Demaliaj: Shqipërisë po i vjen një krizë finaciare që…

Në një lidhje me skype nga SHBA-ja ka qenë i ftuar në studion e Fax News, publicisti Ilir Demaliaj, i cili ka folur për bankat në Shqipëri.

Në fjalën e tij publicist është shprehur se mungesa e stabilitetit politik dhe ligjor e bën vendit të jetë në rrezik. Sipas tij bankat me influencë ruse, janë të rrezikshme për ekonominë shqiptare.

 “Eksperienca ka treguar se të gjithë ato vende që kanë aktivitete këto banka, kanë një mosstabilitet ekonomik, që vjen nga mungesa e kuadrit ligjor. Në këto vende pa stabilitet politik dhe të përfshirë nga korrupsioni dhe krimi i organizuar, në këto vende përfshihet edhe Shqipëria.

Sociate Genaral Bank nga Shqipëria si e pesta bankë më e madhe në sistemin bankar shqiptar është mjë tjetër sinjal i shtetit të kapur nga krimi dhe korrupsioni i futjes së ndikimit rus nëpërmjet bankës hungareze OTP.

 Banka Franceze Sociate Bank ka ditët e fundit në Shqipëri. Kjo bankë largohet nga Shqipëria  si shkak i mosfunksionimit kuadrit ligjor nga kapjes e institucioneve financiare dhe ligjore nga krimi organizuar dhe korrupsioni galopant i klientelizmit qeveritar nëpërmjet pastrimit parave.

Po të shikojmë bankën hungareze që do të blejë bankën franceze Societe Generale ajo vepron, në Europën Lindore, në Hungari, Sllovaki, Bullgari, Serbi, Rumani, Ukrainë, Montenegro, Rusi.

Pra po të vëmë re me kujdes nuk janë në këtë hartë Kroacia dhe Sllovenia të cilat kanë krijuar një stabilitet poltik, një kuadër ligjor, funksional dhe kanë luftuar korrupsionin.

Shqipëria si vend i vogël dhe si një vend pa stabilitet dhe i kapur keq nga krimi dhe korrupsioni, duhet të jetë shumë e kujdesshme, sepse Shqipërisë po i përgatitet një krizë finaciare që nuk do të jenë asgjë pramidat e 97-ës. Sorosi me aktivitetin e tij financiar ka arritur të krijojë problem edhe në vende si Italia dhe Anglia në 90-ën. Shqipërinë ai e shkatërron. “

Publicisti tha se poltika shqiptare dhe të gjithë së bashku duhet të jemi shumë të kujdesshëm nga kjo situatë, pasi do të krijohet një gjendje shumë e rëndë.

Share: