Home KRYESORE “Shqiptarëve u kemi thyer kockat”, padrinoja i mafies italiane rrëfen konkurencën mes...

“Shqiptarëve u kemi thyer kockat”, padrinoja i mafies italiane rrëfen konkurencën mes bandave

«Në Romë është vetëm Casamonica dhe kaq. Aty ku jemi ne askush nuk vjen të na çajë kokën”. Kështu e nis rrëfimin e tij për “L’espresso”, Giuseppe Casamonica, i mbiquajtur Bìtalo, padrinoja i Klanit famëkeq i arrestuar për trafik heroine.

Në intervistën e tij për gazetaren Floriana Buflon ai flet edhe për rivalitetin me bandat shqiptare, të cilat me sa duket nuk i merr në konsideratë.

Nuk ka një organizatë kriminale që mund të përballet me ta, sepse nëse nuk është vetë  Giuseppe, janë vëllezërit, xhaxhallarët apo kushërinjtë, shkruan gazeta, e cila flet për një rrjet solid që garanton mbrojtje në këmbim të parave. Duhet paguar çdo javë, në të kundërt janë të mbaruar. I pyetur për shqiptarët dhe zonat e tyre të influencës apo problemet me ta, bosi përgjigjet thuajse i çuditur: «Kur thua Casamonica në Romë ke thënë diçka. Shqiptarëve u kemi thyer kockat dhe i kemi përzënë». / Pergatiti: Opinion.al

http://espresso.repubblica.it/attualita/2018/07/30/news/droga-usura-e-omerta-cosi-i-casamonica-sono-diventati-il-clan-piu-potente-di-roma-1.325336?ref=HEF_RULLO

Share: