Home KRYESORE Bashkëpunim për Zhvillimin e Paqes: Ndërtimi i një Komuniteti Paqësor përmes DPCW

Bashkëpunim për Zhvillimin e Paqes: Ndërtimi i një Komuniteti Paqësor përmes DPCW

Në epokën e sotme, me nevojën për ribashkim paqësor të Gadishullit Korean dhe bashkëpunimin ndërkombëtar për paqen botërore, në Korenë e Jugut do të mbahet një samit në temën “Bashkëpunimi për Zhvillimin e Paqes” nga 17 deri më 19 Shtator për të diskutuar mbi rolin që secili sektor i shoqërisë globale luan në arritjen e paqes.

Rreth 1.000 ekspertë nga fusha të ndryshme dhe nga e gjithë bota me energji te perbashket dhe të apasionuar për paqen ne Bote, do të mblidhen në Korenë e Jugut dhe do të marrin pjesë në Përkujtimin e 4-të Vjetor të Samitit të Aleancës Botërore të Fesë së Paqes (WARP) në 18 shtator të organizuar nga HWPL.

Gjatë 3 ditëve në 4 vjetorin e përkujtimit të Samitit të WARP, do të mbahen 12 takime formale dhe 3 takime informale, me një total prej 15 konferencash, së bashku edhe me një konferencë shtypi. Agjenda kryesore e këtyre takimeve do të jetë prezantimi i Deklaratës së Paqes dhe Ndalimit të Luftës (DPCW) në Kombet e Bashkuara (KB) si edhe një rezolutë detyruese per promovimin e bashkëpunimit ndërkombëtar ndërmjet individëve nga të gjitha nivelet dhe sektorët e shoqërisë për ribashkimin paqësor i Gadishullit Korean përmes DPCW. Përveç kësaj, është planifikuar të diskutohet dhe do të vendoset lidhur me mundesite se si të arrihet mbështetje nga kryetarët e shteteve aktuale për futjen e DPCW si një rezolutë e OKB-së.

Për të arritur këto objektiva, udhëheqësit politikë, udhëheqësit fetarë, ekspertët ligjorë, profesionistët e arsimit, krerët e organizatave ndërkombëtare, liderët e rinisë dhe organizatat e grave dhe aktorët e shoqërisë civile nga mbi 100 vende në mbarë botën, do të marrin pjesë në takimet dhe do të diskutojnë projektet e paqes të bazuara në programin e DPCW si dhe metoda konkrete për zbatimin e tyre.

Share: