Libri ‘Kina, nje Veshtrim Shqiptar’ (China, an Albanian Insight) u promovua me 21 shtator 2018 ne ceremonine e festimit te festes kombetare te Kines organizuar nga Ambasada kineze ne Tirane.
Nje stende me kopje te librit ishte hapur me ate rast.
Ishin te pranishem ne pritje presidenti Ilir Meta, kryetari i kuvendit Gramoz Ruci, perfaqesues te trupit diplomatik ne Tirane e shume te ftuar te tjere.
Ambasadorja kineze Jiang Yu mbajti fjalimin e rastit.
‘China, an Albanian Insight’ ka dal ne qarkullim keto dite i printuar nga Shtepia Botuese ‘Onufri’ ne Tirane.
Libri, i cili eshte ne gjuhen angleze, hapet me nje parathenie te profesorit te mirenjohur Arben Malaj si dhe me nje interviste te kryeministrit te Kines, Li Keqiang.
Ne tre kapituj ne 270 faqet e tij, libri permban ne pjesen e pare pershtypje udhetimesh te autorit i cili ka vizituar Kinen kater here; kapitulli i dyte perfshin opinione e artikuj mbi zhvillimet ne marredheniet shqiptaro-kineze si dhe ne Kine.
Libri mbyllet me kapitullin e trete qe permban intervista te autoriteteve politike dhe akademike kineze.
Vend te vecante ne kete pjese zene intervistat me ambasadoret kineze ne Tirane qe nga 2009 deri me 2018.
Po keshtu vend te dukshem kane opinione te politikaneve, ekonomisteve e studjuesve shqiptare per marredheniet e Shqiperise me Kinen.
Ne liber jane perfshire nje perzgjedhje e shkrimeve me te rendesishmeb te botuara ne gazeten Albanian Daily News prej autorit gjate periudhes 2009-2018.
Qe ne krye te librit autori u shpreh mirenjohjen e tij Ambasades se Republikes Popullore te Kines ne Shqiperi dhe gazetes Albanian Daily News qe bene te mundur botimin e ketij libri.
Do te ishte e pamundur qe ky projekt te realizohej pa punen e larte profesionale dhe perkushtimin shembullor te mjeshtrit Suad Barbullushi, qe e ‘pikturoi’ kete botim ne harmoni me permbajtjen e tij dhe vendin, Kinen, per te cilin eshte shkruar.
Kush do te kete rastin ta kete ne dore kete liber nuk do te kursej kenaqesine per punen cilesore te ‘Onufrit’ e shprehur ne elegancen e ‘China, an Albanian Insight’!