Home KRYESORE Xhafaj sulmon sërish Tahirin: Kanabisi pati përmasa të rënda në vitin 2016

Xhafaj sulmon sërish Tahirin: Kanabisi pati përmasa të rënda në vitin 2016

Ministri Fatmir Xhafaj në emisionin ‘Real Story’ u shpreh se Lazarati ka qenë pikënisja e fuqizimit të grupeve të rëndësishme kriminale në vend.

Po ashtu ai pranoi sërish se viti 2016 ishte i errët për Policinë e Shtetit duke iu referuar çështjes së kultivimit të kanabisit. Në këtë mënyrë Xhafaj sulmoi edhe njëherë paraardhësin e tij në Ministrinë e Brendshme, Saimir Tahiri.

“Është e vërtete që ky fenomen pati përmasa të rënda në 2016 dhe ndikim negative të policisë ama është po kaq e vërtete që policia nuk guxonte të hynte në Lazarat para vitit 2013. Madje para këtij viti nuk ka qenë vetëm Lazarati por edhe Dukagjini ku kanë qenë edhe grupi i “Bajrajve” apo zona të tjera si Lumi i Vlorës, Malësia e Krujës etj.”

Xhafaj shtoi se 900 tonë kanabis kanë dalë nga vendi nga 2009 deri në 2013 .

“Fillesat e mbjelljes se kanabisit me bekim shtetëror nisën në 2008 kur u godit helikopteri I ushtrisë. Unë kam pranuar kanabisin si fenomen negative dhe të shtuar në 2016 por ama nuk pranoj që nuk paska pasur kanabis më përpara, përkundrazi. Madje nëse doni mendimin tim unë mund të them që Lazarati shërbeu për të fuqizuar së tepërmi grupet kriminale në vend”./Opinion.al

Share: