Home KRYESORE Basha: Ditmir Bushati është kapur në përgjim me bandën e Bajrajve

Basha: Ditmir Bushati është kapur në përgjim me bandën e Bajrajve

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, të hënën, deklaroi se në përgjimet e Bajrave dalin telefonata dhe kontakte me ministrin Ditmir Bushati. Kryedemokrati, kërkoi edhe publikimin e këtyre përgjimeve. Në emisionin “Open”, Basha u shpreh se bandat sot bëjnë ligjin, pasi bandat janë të lidhura me politikën.

“Pse nuk na tregojnë ne përgjimet me Bajrat?! Kush del në përgjimet me ta? Del Ditmir Bushati. E di gjithë Shkodra që makinat e blinduara të Bajrajve ishin bodigardët e Ditmir Bushatit në fushatë. Dihet që nën ndërmjetësinë e Pëllumb Gjokës dhe të tjerëve, Ditmir Bushati vendosi marrëdhënie të drejtpërdrejta me Bajrajt dhe kërkoi prej atyre ndihmë në fushatë, në këmbim për t’ju hapur krahun dhe për të kontrolluar interesat në qytetin e Shkodrës. Jo njëherë, por dhjetëra herë. Ka dy ditë që Ditmir Bushatit i janë drejtuar pyetje nga Partia Demokratike. Sa herë ka komunikuar me Bajrajt? Sa herë është takuar me ta. Çfarë porosie u ka dhënë në emër të Edi Ramës? Çfarë falënderimesh u ka përcjellë në emër të Edi Ramës? Cili ka qënë komunikimi i tij i fundit me Bajrajt?”

Share: