Dashi
Parashikohen mundësi shumë të mira për të mbyllur çështje të rëndësishme profesionale. Megjithatë duhet të jeni të gatshëm, që të merrni përsipër disa përgjegjësi më shumë. Nga pikëpamja sentimentale, kjo është një periudhë mjaft e favorshme për takimet.
Demi
Ka disa dyshime të cilat nuk ju lejojnë që të jetoni qetësisht një lidhje të re, apo një eksperiencë pune. Këshillohet që të zgjidhni çdo problem me qetësinë e duhur.
Binjakët
Sugjerohet që në vendin e punës të mos keni shumë pretendime, pasi disa prej pritshmërive tuaja mund të mos kuptohen nga bashkëpunëtorët. Përcaktojini mirë ambiciet tuaja, në bazë të mundësive që keni në dispozicion.
Gaforrja
Një takim i papritur do ju bëjë mjaft euforik. Nga ana tjetër ky është një moment shumë i favorshëm për dashurinë dhe rindezjen e pasionit. Nga pikëpamja profesionale, favorizohet një marrëveshje e re mjaft e rëndësishme.
Luani
Kjo e enjte do të jetë mjaft interesante për të marrë më shumë, si nga pikëpamja profesionale edhe ajo sentimentale. Jeni në kërkim të një partneri/e në lartësinë tuaj dhe duke qenë shumë krenar, nuk kënaqeni lehtësisht. Megjithatë nuk duhet të nënvlerësoni personat që keni pranë.
Virgjëresha
Do të jeni të përhumbur në një sërë angazhimesh, të cilat duhet t’iu lejojnë që të kujdeseni për emocionet dhe shëndetin tuaj. E keni lënë veten shumë pas dore dhe tashmë do të ndiheni mjaft të lodhur. Këshillohet që të riorganizoni rutinën tuaj dhe të shpenzoni më shumë kohë cilësore me familjen.
Peshorja
Do të keni nevojë që të shkëputeni dhe të largoheni nga të gjitha shqetësimet që ju tensionojnë dhe ju bëjnë nervoz. Këshillohet që të planifikoni një arratisje të vogël romantike dhe të përfitoni për të rigjetur stabilitetin dhe harmoninë në të gjithë raportet ndërpersonale.
Akrepi
Kur jeni të nervozuar shpesh prireni që të izoloheni, por kjo nuk është strategjia më e mirë që duhet të ndiqni momentalisht, sidomos në dashuri. Jini kurajoz dhe mundohuni të mbështeteni te partneri/ja. Në vendin e punës parashikohen konfirmime të rëndësishme.
Shigjetari
Kjo ditë mesjave është mjaft e rëndësishme, për të çuar deri në fund të gjitha projektet e lëna pezull prej kohësh. E enjtja sjell një sërë zgjidhjes, të cilat do ju lejojnë që të zgjidhni çdo keqkuptim në punë.
Bricjapi
Do të jetë një ditë gjatë së cilës duhet të rishikoni me vëmendje disa prej projekteve tuaja si dhe të mbyllni negociata të rëndësishme, të cilat i keni zvarritur prej kohësh. Parashikohen mundësi të mira, për të ndryshuar rutinën tuaj, shkruan noa.al.
Ujori
Mundësitë nuk do të mungojnë dhe intuita juaj do ju lejojë që të merrni konfirmime të rëndësishme dhe të realizoni një projekt të cilin e keni menduar prej kohësh. Këshillohet që të jeni të matur me shpenzimet dhe të bëni kujdes në dashuri.
Peshqit
Këshillohet që të mos përfshiheni në çështje me shumë ngarkesë, të cilat mund të kompromentojnë gjendjen tuaj fizike, sidomos nëse keni kaluar ditë me stres. Pasditja dhe mbrëmja parashikohen të jenë më të qeta dhe romantike.