Kreu i Grupit Parlamentar të PS dhe njëherësh bashkëdrejtues i delegacionit Shqipëri-BE në Parlamentin Evropian, Taulant Balla, ka bërë me dije se të hënën është miratuar Deklarata Përfundimtare e Komitetit të Stabilizim-Asociimit.
Shënimi i plotë:
Faleminderit Parlamentit Europian grupeve më të mëdha politike nga e djathta në të majtë, për miratimin e Deklaratës Përfundimtare të Komitetit të Stabilizim-Asocijimit BE-Shqipëri, e cila fillon me këtë fjali:
Rishprehim mbështetjen e plotë për hapjen e negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Europian në Qershor 2019. Jam krenar që Shqipëria ka këtë mbështetje kaq të madhe në PE.
Shënim: Jam i keqardhur për teatrin e radhës së opozitës edhe këtu, ku duhet të jemi të gjithë bashkë për Shqipërinë që Duam.