Home KRYESORE Zbulohet SMS e Ramës/ Kush janë ata që orkestrojnë shpifje nga burgu?!

Zbulohet SMS e Ramës/ Kush janë ata që orkestrojnë shpifje nga burgu?!

Kryeministri Edi Rama ka dëshmuar sot se të paqartë dhe mosbesues për mbylljen e lojërave të fatit nuk janë vetëm qytetarët por edhe deputetët e grupit të tij parlamentar.

Për ti qetësuar ai u ka dërguar një sms deputetëve socialistë ku iu thotë se nga 1 janari do mbyllen të gjitha edhe lojërat e fatit fizike dhe ato online.

Gazetari Ergys Gjençaj i News 24 ka publikuar sms-në që kreu i qeverisë u ka dërguar ligjvënësve ku i sqaron se ato çka qarkullojnë në internet për ‘monopolin online’ s’janë të vërteta.

“Kanë nisur t’ju çojnë lumenj mesazhesh nëpër tel. kunder mbylljes së basteve! Janë të orkestruara nga burgu e nga llagemet e atyre që fshihen pas kompanive, prandaj mos e vrisni mendjen dhe mos degjoni as shpifjen per “monopol online” sepse s’do kete asnje lloj monopoli!”, thuhet në mesazhin e Ramës.

Mesazhi i Ramës bie në kontraditë me atë që tha sot para policëve se “organizata e policisë është e fortë dhe dinjitoze përpara shpifësve (opozita dhe media)”.

Kush janë ata që orkestrojnë (urdhërojnë) nga burgu që kanë lidhje me bastet sportive dhe kazinotë?! Këtë presim të na e sqarojë vete Kryeministri apo stafi i tij./Opinion.al

Share: