Home KRYESORE “Babalja” dhe portalet, “përplaset” Erion Kristo me Myftarajt

“Babalja” dhe portalet, “përplaset” Erion Kristo me Myftarajt

Pedagogu Erion Kristo u përfshi në debate me Kastriot Myftarajn në studion e “360 Gradë” në Ora News, në lidhje me “Babalen” dhe portalet.

Debati: 

Kristo: Ka një numër të madh njerëzish që i besojnë Ramës se ka shumë portale na çmendën. Fjalia e Ramës që tha për kazanin ngjiti në popull.

Myftaraj: Baballarët e doganierëve? Vjehrrat e Tatimeve që kanë shtëpi tek Kodra e Diellit. Populli e di se nuk i marrin portalet tenderat.

Kristo: Portalet i kanë bombarduar qytetarët me lajme kot, me budallallëqe.

Myftaraj: Si mund të mos e kuptosh ti që ai “Babalja” e çoi vëllain e ministrit të Brendshëm në burg?! Po të mos kishte dalë “Babalja”, ai do të ishte bos këtu. “Babalja” e bëri detyrën si njeri i thjeshtë.

Kristo: 123 miliardë lekë thuhet se janë zhdukur nga borxhi që kanë bizneset ndaj Tatimeve. Këtu njerëzit vdesin rrugëve si këlyshë nuk merret njeri fare. Është bërë pjesë e jetës së shqiptarëve “Babalja”.

Myftaraj: Një njeri i thjeshtë këtu rrezikoi dhe çoi vëllain e ministrit në burg.


360grade.al

Share: