Home KRYESORE CHARLOTTE BRONTË I SHKRUAN LAUREAT ROUBERT SOUTHEY

CHARLOTTE BRONTË I SHKRUAN LAUREAT ROUBERT SOUTHEY

(Sipas përkthimit të bukur e me vlerë të Elvis Zaimit)

Nga Robert Martiko

Ndonëse është një përgjigje e mençur e Charlotte Brontë për shkrimtarin e dëgjuar anglez Laureat Roubert Southey, falë distancës në kohë që gjykojmë letrën e saj, nuk mund të mos ndiesh një farë rrëqethje në trup, kur mendon se sa llogaridhënëse ishte gruaja evropiane në shekullin e XIX ndaj botës tradicionale të burrit.

Megjithatë, edhe pse dallohet në letër një lloj nënshtrimi fisnik, për hir të rregullave të mirësjelljes, lexuesi lehtë dallon karakterin e fortë të shkrimtares së famshme angleze. Duke konsideruar gjithë veprën e realizuar të saj, në një interval kohor të shkurtër, meqenëse vdiq në moshën tridhjetenëntë vjeçare, bëhet fjalë në këtë rast, për një perandori të tërë mendimi.

Charlotte Brontë, autore e romanit të famshëm Xhein Eir, jetoi në gjysmën e parë të shekullit të XIX. Çuditërisht, tema e fëmijës jetim, që ajo trajtoi në veprën e mësipërme, u duk të trajtohej akoma më gjerësisht nga Çarls Dikensi në vitet e mëvonshme, në katër romanet e tij të famshme: David Koperfild, Oliver Tuist, Shpresat e Mëdha dhe Vogëlushja Dorit.

Charlotte Brontë, e përkthyer në gjithë botën, mund të konsiderohet në ditët e sotshme si forcë e pazakontë e karakterit femëror, pararendëse e dinjitetit të sotshëm të gruas në Civilizimin Perëndimor.

Share: