Banderola e hapur nga tifozët e Partizanit gjatë ndeshjes ndaj Skënderbeut, ku shkruhej: “1 grek më pak, 1 bastard më pak”, ka bërë jehonë në shtetin fqinj, duke u komentuar gjerësisht nga mediat më të mëdha. “Një flamur antihelenizëm për vdekjen e Kacifës në një ndeshje futbolli.
Tifozët e Partizanit kanë vendosur parulla me përmbajtje antihelene, duke iu referuar rastit të vdekjes së Konstantin Kacifës në fshatin Bularat.
Një provokim i pastër”, shkruhej ndër të tjera në mediat greke. Madje lakoheshin edhe emrat e Olsi Ramës dhe Gazmend Demit, duke bërë lidhje me faktin se është vëllai i kryeministrit të vendit, por edhe për origjinën çame që ka presidenti i Partizanit. Fantazi e shfrenuar nga ana e mediave greke, të cila bëjnë gjithmonë lidhje sipas interesave të tyre.
360grade.al