Home KRYESORE Urdhëroi shembjen e biznesit, kërcënohet kryeinspektori i IKM-së Durrës

Urdhëroi shembjen e biznesit, kërcënohet kryeinspektori i IKM-së Durrës

Kryeinspektori i IKMT-së në Durrës, Ardian Halili, është kanosur me armë për shkak të detyrës.

Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme në fshatin Bizë të Durrësit, ku 4 persona përkatësisht: Bedri Dervishi, Nexhmije dhe Anita Dervishi, si dhe Begator Gjoka kanë kanosur me jetë teksa ndodhej në lokalin pranë banesës, kryeinspektorin Halili.

Shkak është bërë një urdhër për prishjen e objektit, agjenci ”Dervishi”, që ndodhet tek Ura e Dajlanit në hyrje të Durrësit.

Ky objekt është në pronësi të familjes Dervishi, të cilëve iu është dërguar urdhri për prishje, pasi është ndërtim pa leje.

Objekti ishte në proces legalizimi por me kërkesë të Drejtorisë së Hekurudhës Shqiptare, është skualifikuar nga legalizimi, pasi cënon sigurinë hekurudhore.

Share: