Kryeministri Edi Rama ishte i ftuar mbrëmjen e sotme në një emisionin politik, ndërsa ka folur mes të tjerash për dorëheqjen e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj si dhe akuzat ndaj Saimir Tahirit.
Rama tha se Xhafaj i ka kërkuar vetë që të largohej, ndërsa sipas tij Saimir Tahirit duhet t’i kërkojnë falje për akuzat, pasi drejtësia italiane i dha pafajësinë.
“Nuk kërkoj falje për Saimir Tahirin dhe as për Fatmir Xhafajn jo e jo. Jeni ju që duhet t’i kërkoni falje Tahirit që kërkuat arrestimin mbi llafet e dy kriminelëve. Tani prokuroria italiane, nga më jakobinet në Europë dhe që bëri hetimet më të thella dhe që gjykata italiane i dha Saimir Tahirit pafajësinë e plotë për atë llum kazani.
Si i bie tani që ne nuk lejuam që ai të mos arrestohej? Tahiri është nën hetim për pjesë të procesit në Shqipëri dhe ne presim. Ju tani duhet ti kërkoni falje Tahirit për akuzat që hodhët për akuzat e prokurorisë së Katanias. Të kërkoj falje për Tahirin? Pse? Se dy hajvanë bënin llogje në telefon.
Pse iku Xhafaj? Është vendim sovran i tij. Fatmir Xhafaj e kreu detyrën e tij dhe sot Sandër Lleshi do të bëjë një hop tjetër cilësor. Ai dha dorëheqjen vetë. Ta refuzoja? Pse ta refuzoja? Nga jeta ime sportive kam edhe një mësim. Lojtari që thotë dua të dal nga fusha nuk ka pse të rrijë më në fushë. Ai le të rrijë në stol” – tha Rama./360grade.al