Ish-presidenti i republikës, Bujar Nishani, i ka kthyer përgjigje kryeministrit Edi Rama, i cili deklaroi nga një studio televizive mbrëmjen e sotme, se ish-presidenti duhet të kishte kthyer në detyrë Sandër Lleshin, pas vendimit të Gjykatës.
Në reagimin e tij, Nishani shkruan se dikush duhet t’i mësojë kryeministrit jurispudencën, pasi vendimi i Gjykatës ishte që rrëzonte dekretin e lirimit dhe kur Sandër Lleshi kishte fituar gjyqin, presidentit i kishte mbaruar mandati Kushtetues.
Reagimi i Nishanit:
Kryeministri i 8-të i Shqipërisë paska deklaruar sonte se ish Presidenti duhet ta kishte kthyer në detyrë Gjeneral Lleshin pas vendimit të Gjykatës që rrëzonte Dekretin e Presidentit për daljen në lirim të këtij gjenerali !!!
“Bir Selman i nënës nga të të qaj më parë” ?
Dikush ti mësoj pak (vetëm pak) jurisprudencë Kryetarit të Këshillit të Ministrave !
Gjykata e ka rrëzuar pra Dekretin e Lirimit, o kryetar i qeverisë, dhe ka rikthyer situatën juridike, institucionale, administrative, financiare, hierarkike etj., etj., etj., siç ishin para Dekretit.
Dikush ti thotë këtij kryeqeveritari që Dhjetori është pas Korrikut.
Në dhjetor kur Sandri fitoi gjyqin Presidenti i 6-të kishte mbaruar mandatin Kushtetues.
Po kot që flasim për Kushtetutë xhanëm !
Çfarë do kthente në detyrë ish Presidenti, o Kryeministri i votave të blera ?????
Ndërkohë që rama deklaroi: ‘Ishte e drejta e presidentit të 6-të të Republikës që të rikthente në detyrë gjeneralin, pasi ai kishte fituar gjyqin’