Home KRYESORE Rama rrëfen historinë me bixhozin: Ja si u ndjeva kur humba!

Rama rrëfen historinë me bixhozin: Ja si u ndjeva kur humba!

Kryeministri Edi Rama ka rrëfyer eksperiencën e tij të parë me bixhozin. Gjatë emisionit “Shqiptarët për Shqiptarët” Rama u kthye pas në vitin 1992, kur ishte hera e parë dhe e fundit e tij që ka luajtur me lojërat e fatit.

“Kam luajtur njëherë bixhoz në vitin 1992 në Berlin. Isha duke ecur atje luhej në rrugë. Ishte loja me tre kupa dhe një gogël, ishin turq ose arabë ata që luanin me kupa duke i ngatërruar. Ti vendosje 5 marka, 5 marka për mua ishin goxha në atë kohë. Nuk fitova humba, thashë unë nuk e bëj më këtë. Praktikisht të gjithë humbnin. Kur e hapi kupën nuk kishte asgjë. Elvisi e di shume me mire se sa unë. Ne shqiptarët na pëlqen ta sfidojmë fatin. Libri i shenjtë thotë mos u merr me baste”, tha shefi i qeverisë në studio.

Ndërsa Elvis Naçi u shpreh “dëmi është shumë më i madh se sa dobia. Kur vesi është i madh, shoqëria duhet ta largoje me mençuri, asnjë nuk është engjëll. Me moral nuk funksionon. Ligji e dënon. Kur njerëzit dalin mos t’i shikoje me sy. Ligji është shume i domosdoshëm. Kjo është iniciativë e madhe”.

Rama tha ndër të tjera se bixhozi rrënon familjet por se sërish u përball me reagimin e shumë njerëzve që nuk e donin.

“Këtu ndalimi i aktivitetit që siç e tha Elvisi është shumë i përhapur është i lidhur me burimet kriminale të financimit. Unë e kam deklaruar këtë sfidë qysh në ditën e fitores së zgjedhjeve, e kam deklaruar me bindje të plotë që kjo i ka të gjithë të këqijat. Rrënon familjet, prindërit shkatërrohen, ajo që kam parë pasi bëra këtë deklarate, ishte reagimi i parë i njerëzve që nuk e donin këtë gjë. Hyjmë në një beteje për të luftuar pjesën informale”, tha kreu i qeverisë.

Ai u shpreh më tej se ishte një industri e mbështetur politikisht.

“Një nga momentet e mia të këqija si drejtues i shumicës ishte kur mbeta vetëm me Erion Braçen për të bërë një kompromis për ta shtyrë ketë. Fuqia e lobeve nuk është e vogël, kudo në bote është e fuqishme. U vendos të shtyhet për 31 dhjetorin e këtij viti. Kjo e basteve mori super xhiro. Ishim në Dibër në një mbledhje qeverie. Ishte një proteste që më urojnë mua mirëpritjen nga opozita. Më thonë shoqëruesit dalim nga rruga tjetër, ishte rruge 150 metra. Kishte rreth 20 lokale nga të dyja anët. 90% ishin baste, kazino, bingo, komplet rruga thashë: kjo është çmenduri duhet të ndalojë. Kur e shef atë pamjen këtu 68% e njerëzve e fillojnë 10 deri ne 15 vjeç, ikin nga shkolla dhe luajnë bixhoz”, rrëfeu kryeministri.

l.h/ dita

Share: