Home KRYESORE Tragjedi/ Ndërrojnë jetë dy orë para dasmës

Tragjedi/ Ndërrojnë jetë dy orë para dasmës

Një histori e trishtë vjen nga SHBA-ja ku dy jetë ndërpriten në ditën më të rëndësishme të një njeriu.

Kathryn Schurtz dhe Joseph Kearney humbën jetën në një aksident të rëndë në SHBA pikërisht në ditën kur do të thonin “po” njeri tjetrin.

Martesa e tyre ishte gati, salla e kurorëzimit ishte gati, fustani i bardhë i Kathryn Schurtz gjithashtu ishte gati, ndërsa të ftuarit e dasmës kishin nisur të mbërrinin.

Por cifti i të fejuarve në Pittsburgh nuk mundi ta shijojë ditën më të vecante të jetës pasi një kamion mori përpara makinën e tyre ne autostradë duke o lënë të vdekur.

Automjeti i tyre mori flakë ndërsa në aksident u përfshinë edhe disa mjete të tjera duke lënë edhe 3 persona të tjerë të plagosur./Opinion.al

Share: