Home KRYESORE Ndryshon moti, shihni parashikimin për sot dhe nesër

Ndryshon moti, shihni parashikimin për sot dhe nesër

Pas disa ditësh shi e borë në zonat malore, moti po shkon drejt përmirësimit. Nga sot priten vetem reshje lokale afatshkurtër, ndërsa pjesa më e madhe e vendit do të jetë me kthjellime e vranësira kalimtare.

E enjte, 22 Nëntor

Kushtet atmosferike të paqëndrueshme mbeten prezente në vendin tonë, ku pjesa e parë e ditës dominohet nga kthjellimet dhe vranësirat, më të dendura në zonat veriore dhe qendër, duke rrezikuar shira të përkoheshem si dhe reshje dëbore në zonat malore.

Pasditja dhe mbrëmja vijojnë me kthjellime dhe vranësira te dendura në të gjithë territorin.

Temperaturat e ajrit do të ulen lehte në mëngjes por mesdita sjell rritje me 1- 2 grade te temperaturave duke luhatur vlerat ditore nga 3 deri 21 °C.

Era do fryjë e lehte dhe mesatare, me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi verior – veriperendimor duke krijuar në det dallgëzim mbi 2 ballë.

E premte, 23 nëntor

Vendi ynë do të kushtëzohet nga kthjellime dhe vranësira te shpeshta gjatë paradites, më të theksuara në zonat Jugore – Juglindore.

Ndërsa pasditja dhe mbrëmja do të sjellin përmirësim gradual të kushteve atmosferike, ku kthjellimet do të jenë dominante në të gjithë territorin.

Temperaturat e ajrit do të bien lehtë në mengjes por mesdita ruan vlera konstnate duke u luhatur nga 1°C mëngjesi në zonat malore deri në 21 °C mesdita në bregdet.

Era do fryjë mestare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi veriperendimor duke krijuar në det dallgëzim 2 ballë./opinion.al

Share: