Home KRYESORE Balla-deputetëve të LSI: Buxheti sot është tek Meta. Si mund të tallleni?

Balla-deputetëve të LSI: Buxheti sot është tek Meta. Si mund të tallleni?

“Ne do ti plotësojmë kërkesat e studentëve një më një por me debat me ata, jo me ju”. Kështu u shpreh kryetari i grupit të PS, Taulant balla në foltoren e pralamentit. Ai tha se ndryshimi i buxhetit siç kërkon LSI nuk mund të bëhet me një copë letër dhe kjo sipas tij është tallje me studentët.

“Dua ta them troç, të gjitha kërkesat e studentëve do të plotësohen një më një, por jo me dialog me ju, por me ata që meritojnë të gjithë respektin e këtij kuvendi e këtij kombi,” tha Balla.

Ai gjithashtu bëri me dije se kryeministri Rama ka nisur një proces për zgjidhjen e 8 pikave por dhe problematikave të tjera që rëndojnë mbi studentët.

“Kryeministri ka iniciuar një proces, që do shkojë hap pas hapi deri në zgjidhjen përfundimtare jo të 8 pikave, por dhe më shumë sëmundjeve në universitetet tona që ne nuk kemi mundur t’i zgjidhim në këto vite qeverisje.

Ka dhe problematika që lidhen me kurrikulat, e shumë të tjera. Si ka mundësi të talleni me ata që janë në shesh? Si ta ndryshoj unë buxhetin, Petrit, kur është te Ilir Meta, te Presidenti i Republikës.

28 vite tallje, e doni të bëni 28 minuta tallje e këtu në parlament. Ne e kemi nisur procesin, dhe të jeni i sigurtë që ky proces dialogu do të sjellë zgjidhje,” u shpreh Balla.

“Ju e dini që sot kur flasim Buxheti i Shtetit për vitin 2019 nuk është këtu. Është votuar këtu dhe sot është tek Presidenti i vendit Ilir Meta”, tha më tej kreu u grupit socialist. /Opinion.al

Share: