Home KRYESORE Ekspertizën dhe profesionalizmin e kuzhinës së shijes “Neranxi” e kërkojnë të gjithë

Ekspertizën dhe profesionalizmin e kuzhinës së shijes “Neranxi” e kërkojnë të gjithë

Më të mirët i kërkojnë të gjithë dhe kështu Instituti Kulinar Neranxi u gjendet afër çdo kompanie e cila për festat e fund vitit ka nevoje asistence profesionale dhe produktet me te mira gastronomike për të përballuar mbrëmjet e mëdha gastronomike të cilat organizohen tradicionalisht dhe pëlqehen shumë nga shqiptaret.

Nuk është sekret te themi qe docentet ose chefat te Institutit Kulinar Neranxi, janë me te mirët në treg dhe këtë e dinë edhe kompanitë serioze në Shqipëri, të cilat i bien kësaj dere për të gjetur atë që u mungon; profesionalizmin e shijes së kuzhinës cilësore dhe sigurisht produktet më të mira në tregje të cilat merren dhe gjenden vetëm te kompania Neranxi.

KETË JAVE NE ISHIM TE:

Profesorat e Institutit Kulinare Neranxi demonstruan dhe përgatiten disa receta te ndryshme me produktet me cilësore te kompanisë Neranxi te Hotel Çajupi Gjirokaster.

Gjithçka e përgatitur prej tyre dhe me produkte baze nga Kompania Neranxi; duke filluar nga buka  e cila përgatit nga mjeshtri brumit Klodi Gurra, me formim ne kurse te ndryshme profesionale ne Itali, pijet nga miksologu me eksperience te gjate Sokol Muca, ëmbëlsirat nga  mjeshtri i shijes se embel Mondi Zika, ndërsa pjatat e larmishme ne shije dhe estetike te shkëlqyeshme nga chefat Ilir Fama, Andi Balla, Mentor Merjemaj dhe master chef Arjan Ceka.

Gjithçka ne perfeksion me “know how” te cilën brendi Neranxi e eksporton ne mënyre te rregullt kudo te partneret dhe klientela shume e gjere e saj këtej dhe andej kufirit ne Ballkan.

 

Share: