Home KRYESORE Zëdhënësi i Presidencës së Turqisë Kalın zhvillon vizitë dy ditore në Tiranë

Zëdhënësi i Presidencës së Turqisë Kalın zhvillon vizitë dy ditore në Tiranë

Një delegacion i kryesuar nga zëdhënësi i Presidencës së Turqisë, Ibrahim Kalın ndodhet sot në Tiranë ku po zhvillon një vizitë dy ditore.

Kalın në këtë vizitë shoqërohet nga kryetari i Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA), Serdar Çam dhe Zv. Kryetari i Kryesisë së Çështjeve Fetare të Turqisë, Selim Argun.

Kalın dhe ekipi që e shoqërojnë ka zhvilluar një vizitë në kantierin e ndërtimit të Xhamisë së Namazgjasë, ku ka marrë informacione për ecurinë e punimeve.

Kalın ka ndaluar gjithashtu në ambientet e Universitetit New York Tirana ku ka zhvilluar një takim me drejtuesit e universitetit dhe studentët e tij. Ai është njohur nga afër me ecurinë e punës së Fondacionit Turk Maarif, fondacion ky që ka nën administrim universitetin në fjalë.

Më pas Zëdhënësi Kalın dhe ekipi i tij kanë zhvilluar një takim me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Në fokus të takimit ka qenë rritja e bashkëpunimit mes dy vendeve.

Sikurse dhe e dimë Turqia është duke zhvilluar një sërë projektesh në Shqipëri në fusha të ndryshme si në arsim, infrastrukturë, kulturë, telekomunikacion, energji, etj. Ndërsa Agjencia TIKA ditët e fundit ka nisur punën për restaurimin e godinës No. 6 të konvikteve në Qytetin Studenti. Ndërsa deri më tani gjatë punës së saj që prej vitit 1996 kjo agjenci ka realizuar më shumë se 450 projekte në shumë fusha.

v.l/ Dita

Share: