Home KRYESORE Rama: Ikni nga PS-ja, sëmundja e tepsisë na ka infektuar

Rama: Ikni nga PS-ja, sëmundja e tepsisë na ka infektuar

Kryeministri Edi Rama që erdhi në pushtet në 2017 duke sulmuar për LSI-në se ka ngjyer gishtat në tepsinë e pushtetit sot u foli me revansh të tijëve. Duke folur live në mbledhjen e Asamblesë ai tha se PS nuk mund të dalë në opozitë se drejtuesit e PS kanë futur në zyrat e shtetit, tezes, kunatat, kushërinjtë. Të gjithë ata që kanë kryer nepotizëm, vijoi ai, duhet të largohen nga Partia Socialiste. Po kështu ai premtoi se studentët që diplomohen me 9 apo 10 të hyjnë në punë direkt pa konkurs.

Rama për studentët:

“Ata studentë na dhanë një shuplakë e cila mua më përvëlon ende, por unë zgjodha tu kthejë faqen tjetër, jo se kanë të drejtë për çfarë kërkojnë dhe aq më pak për mënyrën sesi e kërkuan, por sepse në thelb përtej formave të shfaqjes ata kanë të gjithë të drejtën të jenë të acaruar përderisa nga ne dhe nga askush tjetër presin shumë nga ne”, u shpreh Rama.

Share: