Home KRYESORE Horoskopi javor, 14 – 20 janar 2019

Horoskopi javor, 14 – 20 janar 2019

DASHI:

Java do të fillojë bukur për ju, sepse ditën e hënë Hëna do të ndriçojë në shenjën tuaj. Emocionet nuk do të mungojnë. Venusi, i vendosur në pozicion të favorshëm, ju jep atë shtysën që ju mungonte dhe ju ndihmon për sa u përket takimeve. Në aspektin profesional mund të hasni ndonjë problem, për shkak se Mërkuri do t’ju krijojë vështirësi. E enjtja dhe e premtja do të jenë ditë të qeta.

DEMI:
Këtë javë do të merrni lajme të mira në aspektin profesional. Mërkuri është më në fund në anën tuaj dhe do të ndikojë në zhbllokimin e çështjeve që tashmë dukeshin të humbura. Do të keni takime interesante dhe do t’ju ofrohen mundësi të reja gjatë ditëve që Hënën do ta keni aleate, të martën dhe të mërkurën. Edhe fundjava do të jetë e bukur dhe çlodhëse.

BINJAKËT:
Jeta juaj dashurore do të jetë një torturë e vërtetë, për shkak se Venusin do ta keni kundër. Mos iu shmangni debatit dhe qëndroni ballëlart për të mbrojtur të drejtën tuaj! E keni shumë të qartë për çfarë keni nevojë dhe dini të flisni me argumente. Shtyjini çështjet e rëndësishme për ditën e enjte dhe të premte, atëherë kur edhe Hënën do ta keni në shenjë dhe do të jeni më fatlumë se zakonisht.

GAFORRJA:
Me Mërkurin në pozicion të pafavorshëm nuk bëhet shaka. Nëse jeni duke pritur për një ndryshim në aspektin profesional, dijeni se do të vonojë. Ky nuk është momenti i përshtatshëm për të marrë vendime të rëndësishme, sepse edhe Saturnin e keni kundër. Përqendrohuni në gjërat e bukura, sepse të tilla keni plot. E shtuna dhe e diela do të jenë ditë me fat, gjatë të cilave do të keni mbështetjen e Hënës.

LUANI:

Java do të fillojë me mbarësi me Hënën dhe Venusin të kthyer në pozicion të favorshëm nga shenja juaj. Zemra do t’ju mbushet plot me dashuri. Çiftet që kanë pasur mosmarrëveshje gjatë kësaj periudhe, më në fund do të gjejnë qetësinë. Ditët më me fat të javës do të jenë e hëna, e enjtja dhe e premtja. Ditët më pak fatlume do të jenë e marta dhe e mërkura.

VIRGJËRESHA:

Këtë javë do të mundoheni nga brenga e dashurisë dhe do të keni ulje e ngritje. Ditët më me fat do të jenë e marta dhe e mërkura, ndërsa të enjten dhe të premten do të bëni debate të ashpra. Për fat të mirë, do të merrni kënaqësi në aspektin profesional. Falë pozicionimit të Mërkurit nuk do të mungojnë takimet interesante, sidomos gjatë gjysmës së parë të javës.

PESHORJA:
Java nuk do të fillojë bukur, sepse Hënën do ta keni kundër. Do të jetë një ditë e vështirë, gjatë së cilës do të hasni vështirësi dhe të papritura. Edhe në aspektin profesional nuk do të jeni shumë të favorizuar, sepse Mërkuri do t’ju nxjerrë pengesa. Për fat, Venusi do t’ju dhurojë emocione të bukura, për sa i përket ndjenjave, sidomos gjatë ditës së enjte dhe të premte.

AKREPI:
Viti ka filluar shumë i mbarë për ju, sepse Mërkuri i kthyer nga shenja juaj do t’ju dhurojë emocione dhe surpriza të bukura. Bëni kujdes të mos ju shpëtojnë rastet e mira nga dora. Të martën dhe të mërkurën mund të jeni disi në humor të keq, sepse Hënën do ta keni kundër. Nuk keni përse të shqetësoheni, sepse yjet janë në anën tuaj. E shtuna dhe e diela do të jenë ditë me fat dhe të mbushura me romantizëm.

SHIGJETARI:

Dashuria do të jetë protagonistja e vërtetë që do të mbushë ditët tuaja, sepse Venusi do të jetë i kthyer nga kjo shenjë. Për beqarët parashikohen takime të reja, të rëndësishme, ndërsa çiftet do të gjejnë një mënyrë për të mos rënë në rutinë. Bëni kujdes të enjten dhe të premten, sepse Hëna në pozicion të pafavorshëm mund të krijojë tension dhe keqkuptime, por që do t’i kaloni lehtësisht.

BRICJAPI:

Mërkuri më në fund u fut në shenjën tuaj dhe me mbështetjen e këtij planeti do të arrini rezultate të mira, sidomos në aspektin profesional. Bëni kujdes të mos stresoheni së tepërmi për shkak të lodhjes që do të ndieni gjatë ditëve në vazhdim, sidomos në fundjavë. Të shtunën dhe të dielën, Hëna në pozicion të pafavorshëm do t’ju bëjë të ndiheni nervozë.

UJORI:
Rrini në gatishmëri, sepse këtë javë ju presin surpriza të bukura në aspektin sentimental. Ju e përjetoni dashurinë si një stimul dhe një aventurë të vërtetë. Partneri që do të jetë i gatshëm t’jua dhurojë të gjitha këto mund të jetë shumë pranë jush. Ditët më me fat të javës do të jenë e hëna, e enjtja dhe e premtja. Bëni kujdes të martën dhe të mërkurën, sepse Hënën nuk do ta keni aleate.

PESHQIT:
Për ju nuk parashikohet një situatë e mirë në aspektin sentimental. Shpesh do të pyesni veten përse duhet të vuani kaq shumë. Jeni një prej shenjave më të ndjeshme të zodiakut edhe ndaj atyre që nuk e meritojnë. Mbase ka ardhur koha që të mendoni fillimisht për nevojat tuaja. Ditët më me fat të javës do të jenë e marta dhe e mërkura. Këshillohet që të bëni kujdes të enjten dhe të premten.

Share: