Home KRYESORE Ja pse pedagogët e Filologjikut janë në grevë. Flet Mark Marku

Ja pse pedagogët e Filologjikut janë në grevë. Flet Mark Marku

Sot pedagogët janë ngritur në një grevë njëditore kundër qeverinë. Ata janë në mbështetje të studentëve por kanë edhe kërkesat e tyre. Konkretisht mëngjesin e sotëm të gjithë pedagogët e fakultetit të Historisë dhe Filologjisë janë në oborrin e fakultetit bashkë me studentet e tyre. Pedagogët së pari kërkojmë shfuqizimin e ligjit të arsimit të lartë.

Por në mënyrë të detajuar, kërkesat i ka paraqitur profesori i gazetarisë Mark Marku në një prononcim për News 24:

“Është mbledhur asambleja (tërësia e pedagogëve) pasi ka diskutuar për gjendjen dhe për marrëdhënien në universitet ka vendosur për greve njëditore. Kërkojmë abrogimin e ligjit të arsimit të lartë dhe VKM-ve. Në një VKM thuhet se qeveria do prodhojë statut-tip, kjo bie ndesh me autonominë pasi statutet i hartojnë vetë universitete. E dyta thuhet se qeveria do mbledhë doktoraturat dhe do bëjë vlerësimin e titujve dhe gradave. Ku ndodh kjo në çfarë vendi të botës? Ministria shkon më tej për të përcaktuar bibliografinë. Edhe kjo është e drejtë e pedagogut të hartojë planin e leksioneve dhe seminareve. Pra ministria kërkon të veprojë me universitetet si me arsimin 9-vjeçar”, u shpreh Marku./Ri.De

Share: