Home KRYESORE “Rama pëson parainfarkt”, deklarata e ish-deputetit!

“Rama pëson parainfarkt”, deklarata e ish-deputetit!

Ish-deputeti i Partisë demokratike, Klevis Balliu ka shkruar ne profilin e tij ne Facebook se, Kryeministri i vendit, Edi Rama është shtruar në një spital privat pasi ka pësuar një parainfarkt.

Sipas Balliut gjendja e tij shëndetësore reflekton gjendjen e rënduar politike dhe duke i uruar Ramës shërim të shpejtë argumenton se arsyet e gjendje shëndetësore të tij janë: “Skandalet si vjedhja e Unazës, kanabizimi i vendit, droga, implikimet e qeverisë me krimin, dosja 339 apo 184 dhe patjetër revolta qytetare”.

Statusi i plote i Klevis Balliut:

Mësova nga disa burime se Kryeministri Rama është shtruar në një spital privat, pasi ka pësuar një parainfarkt.

Gjendja e tij shëndetësore reflekton qartazi gjendjen e rënduar politike. Skandalet si vjedhja e Unazës, kanabizimi i vendit, droga, implikimet e qeverisë me krimin, dosja 339 apo 184 dhe patjeter revolta qytetare janë arsyet e gjendjes së tij.

Duke i uruar shërim të shpejtë, i kërkoj që të japë dorëheqjen për të mirën e tij.
Pasi politikisht tani dihet që gjendja është e papërballushme por qartazi edhe fizikisht nuk e përballon dot.

Ndaj i kërkoj Kryeministrit ti hapi rrugën qytetarëve me zgjidhje politike, që Shqipëria të kthehet në normalitetin politik dhe ekonomik te saj.

Më shpejt se sa vonë Edvin, mendo për vete dhe qytetarët.

Shenim: foto eshte marre ne internet!

Share: