Nga Spartak Ngjela
Xhon Kerri në Tiranë. Pse kaq befas? Pa tjetër për Reformën në Drejtësi. Ky është sekreti i vizitës.
Sepse janë dy “motorë vjedhes” në qarqet e larta politike shqiptare, të cilet kanë vendosur që, pasi i kanë vjedhur paturpësisht shqiptarët, t’i lenë ata edhe pa të ardhme. Por, motorë qesharake ama, gjithë tym e zhurmë, si motorët e dikurshëm të qyteteve otomanë. Berisha dhe Meta. Dhe janë naive. Tregu Ballkanik do strukturohet, do apo nuk do Meta dhe Saliu.
Sipas burimeve serioze, me lejoni t’ju vë në dieni se Kerri nuk e takon Metën, edhe pse deri dje, Meta nuk ka lënë gur pa lëvizur që të sigurojë takimin me të. Por, çdo të bëjë ky pas kësaj sfide, mos do t’iu thotë shqiptarëve se jam rang më i lartë se Sekretari Amerikan i Shtetit? Ky hajdut, pas kësaj duhet të ikë, dhe të presë trokitjet në derë të Byrosë Kombëtare të Hetimit. Kurse, Saliu le të kujtohet mirë për vitin 1997. Kanë marrë fund. Nuk do të kenë më alibi kunder Reformes, se do ta dëgjojnë nga vetë Sekretari i Shtetit se, Reforma në Drejtësi është formuluar nga principi amerikan dhe europian për europianizimin dhe demokratizimin antikorrupsion të shtetit dhe shoqërisë shqiptare. Është turp historik kjo që I bënë në këta dy vjet këta të dy shqiptarëve, që penguan me çdo mjet perspektivën europiane të Shqipërisë, dhe investimin perëndimor në Shqipëri.
“Shqiqiptarët po hyjnë në një fazë të re të zhvillimit të tyre” – kjo është substanca e asaj që do të thotë Xhon Kerri në Tiranë. Po shqiptarët, si do ta presin? Sigurisht me optimizëm, sepse janë në një gjendje të rëndë pesimizmi dhe të pashpresë. Shqiptaret po i dëbojnë nga vendi i tyre hajdutët që, pasi u kanë grabitur mundin dhe të ardhmen, duan që t’iu grabisin edhe atdheun. Por gjithçka abuzive po shkon drejt fundit. Të presim Vizitën…