Home Ja Pse Shqipëria nuk behet si Zvicera Dhunohet transgjinorja Anxhela,reagon Meta: Të kapen autorët,sulm burracak

Dhunohet transgjinorja Anxhela,reagon Meta: Të kapen autorët,sulm burracak

Ditën që lamë pas transgjinorja Anxhela është dhunuar fizikisht nga një grup djemsh. Lajmin shoqëruar me foto ku shfaqet e gjakosur, e ka publikuar faqja në rrjete sociale “Historia ime”.

Sipas tyre dhuna e ushtruar ndaj Anxhelës ka ardhur si rezultat i pjesëmarrjes së saj në paradën e fundit të LGBTI.

“Pamje të rënda!!!
Para pak minutash është sulmuar fizikisht në mes të rrugës Anxhela nga një grup djemsh rreth të njëzetave.
Pjesëtarja e komunitetit transgjinor është përndjekur dhe sulmuar, duke u targetuar për marrjen pjesë në paradën e fundit të lezbikeve në Tiranë.
Në vijim të zbardhjes së ngjarjes, u bëjmë thirrje autoriteteve ligjzbatuese të identifikojnë sa më shpejtë autorët dhe t’i sjellin ata përpara drejtësisë.
Pamjet e mëposhtme janë treguesi më i shëmtuar i realitetit me të cilin komuniteti LGBTI e kryesisht ai transgjinor përballen në Shqipëri.
Ne nuk do të heshtim,”-shkruhet në postim.

Ndërkohë ditën e sotme lidhur me këtë incident ka reaguar Presidenti i Republikës, Ilir Meta, i cili e ka cilësuar të dënueshme dhunën kundër një anëtareje të komunitetit LGBTI në Shqipëri.

Gjithashtu Meta u ka bërë thirrje autoriteteve për zbardhjen e këtij sulmi burracak dhe nxjerrjen para drejtësisë së autorëve.

“E dënueshme dhuna kundër një anëtareje të komunitetit LGBTI në Shqipëri. I bëj thirrje autoriteteve ligjzbatuese të marrin masat e duhura për zbardhjen e këtij sulmi burracak dhe nxjerrjen para drejtësisë së autorëve,”-përfundon reagimi i Presidentit./Opinion.al/

Share: