Nga Esmerlada Shkjau
Me projektbuxhetin e vitit 2016, qeveria planifikon të zbatojë vitin e tretë të programit qeverisës 2013-2017. Ajo është e vendosur dhe e angazhuar në vazhdimin dhe thellimin e reformave që synojnë:Â Formalizimin e ekonomisë; decentralizimin dhe vendosjen e ekuilibrave të nevojshëm midis pushteteve; rritjen e incentivave për ekonominë, të cilat çojnë në rritje të qëndrueshme ekonomike, rritje të punësimit dhe përmirësim të mirëqenies së qytetarëve.
Projektbuxheti i vitit 2016 mbështet vijimin dhe konsolidimin e reformave të mëdha të ndërmarra gjatë këtyre dy viteve qeverisjeje. Trashëguam miliona lekë borxhe nga qeveria e kaluar, ndaj në këto kushte, obejktivi kryesor është ulja e nivelit të borxhit publik. Një sinjal i qartë për këtë vullnet të qeverisë është programimi me balancë primare me sufiçit në nivelin 0.3% të PBB-së , tregues i cili, përgjatë dy dekadave, ka rezultuar sistematikisht me deficit në mesatarisht 2% të PBB-së çdo vit, përjashto vitin 2010, ku ka patur sërisht një sufiçit prej 0.3% të PBB-së .
Ndërkohë niveli i defiçitit tw përgjithshëm fiskal, i targetuar në buxhetin e vitit 2016 ë shtë 2.2% (niveli më i ulët historik përgjatë më shumë se dy dekadave të fundit). Krahasuar me vitin 2013, niveli i deficitit i programuar, për vitin 2016 shënon një ulje me mbi 50%, kundrejt 2013-ës, i cili programon një deficit buxhetor prej 4.8% të PBB-së .
Duke qenë se integrimi i vendit në Bashkimin Europian konsiderohet si çështje themelore e kë saj qeverie. Për herë të parë do të perdoret fondi i negociatave, i cili do të përdoret për ngritje strukture dhe kapacitete. Në këtë fond për fshihen trajnime, si fazë përgatitore para hapit të radhës. Programi buxhetor që është në dispozicion të Ministrisë së Integrimit Europian synon të përmirësojë procesin e anëtarësimit në BE. Kjo do të bëhet nëpërmjet rritjes së eficiencës dhe aftesisës përthithjen e fondeve të BE-së në Shqipëri.
Nëpërmjet përmirësimit të procesit të programimit dhe monitorimit të zbatimit të projekteve, duke përmirësuar sistemet e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit në kuadër të procesit të integrimit. Pas disa vitesh, kujtesa dhe qytetaria europiane do të perfshijë dhe historinë e shtetit dhe qytetarëve të Shqipërisë si pjesë e rëndësishme e historisë europiane. Ndaj sot, më shumë se kurrë duhet të vendosim themelet e mirëkuptimit, në vend të mveshjes së fajit; duhet të rrisim nivelin e debatit, në vend të çjerrjes e sharjes.
Ngjarjet e fundit të këtyre 25 vjetëve na tregojnë sfidat, vështirësitë dhe sa shumë kemi gabuar, por kjo duhet të na nxisë që t’i japim përparë si veprimeve që inkurajojnë dhe nxisin tolerancë me qëllim për të patur një gjeneratë ndryshe, në atë të zhvillimit ekonomik dhe social- kulturor . Qeveria shqiptare është angazhuar në realizimin e reformave dhe të pesë prioriteteve kryesore për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE. Shqipëria ka vazhduar përafrimin e legjislacionit të saj me kërkesat e BE-së në një sërë fushash, duke rritur aftësinë e saj për të marrë përsipër detyrimet e anëtarësimit.
Qeveria shqiptare po përforcon themelet e respektimit të shtetit dhe ligjvënies, duke nisur nga siguria në vend, luftën ndaj krimit, luftën ndaj kultivimit dhe trafikimit të lëndeve narkotike, vendosjen e rregullave të barabarta në tregun e punës dhe biznesit. Informaliteti është sfida e radhës, kjo do të clirojë një herë e mirë bizneset e ndershme dhe do të penalizojë ata që kanë shkelur ligjin. Deri dje, bizneset që paguanin taksa, kanë konkurruar në treg me rregulla të pabarabarta e aspak të drejta.
Sigurisht, ky buxhet përkthehet dhe si sukses, në sajë të këtyre reformave, të cilat do t’i sjellin me shumë të ardhura shtetit, për më shumë shkolla, qendra shëndetesore, kampe sportive etj. Për më shumë shkolla profesionale, të cilat do t’i garantojnë brezit të ri më shumë mundësi për punësim.
Reforma e Drejtësisë është thelbësore për të ardhmen e demokracisë shqiptare, e cila është e lidhur me dy prioritetet kryesore: luften ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar. Realizimi i kësaj reformë do t’u rikthejë qytetarëve shqiptarë besimin e humbur tek sistemi i drejtësisë, në të cilën ata mund të besojnë dhe të mbështeten.
Progres-raporti i vitit 2015 është një tjetër dëshmi, se jemi në drejtimin e duhur, por ,gjithashtu, ky dokument na vë para përgjegjësisë që të gjithë aktorët të bëhen bashkë në këtë proces me rëndësi madhore për vendin. Ky vit është shumë i rendesishem për Shqipërinë, pasi synohet patjetër të përmbushim pesë prioritetet për të hyrë në fazën e negociatave.