Home KRYESORE Komisioni i Garancive Statutore ne PS i shmanget pergjegjesise…

Komisioni i Garancive Statutore ne PS i shmanget pergjegjesise…

Nga Mimoza Hafizi

Sot morëm nga Komisioni i Garancive Statutore (KGS) Vendimin zyrtar lidhur me kërkesën e 12 antarëve të PS për interpretim dhe zbatim të një sërë shkeljesh të Statutit të Partisë Socialiste.

Duke falenderuar komisionin për përgjigjen, po i jap një sqarim të shkurtër kërkesave të shumta të medias.

KGS i njeh shkeljet, por nuk i përmend të gjithë shkelësit. Sepse fajin, sipas KGS, për mosmbledhjen për disa vite rrjesht të Kryesisë dhe Asamblesë Kombëtare nuk e ka kryetari, që duhej t’i mblidhte sipas Statutit, por vetë antarët e Asamblesë, pasi sipas Statutit nuk kanë mbledhur firmat e 1/3 së tyre, pra të 75 vetëve.

Sipas KGS, një zgjidhje tjetër do të ishte të ushtrohej mocion mosbesimi ndaj kryetarit të partisë, por për këtë duhen firmat e 30 mijë socialistëve!

KGS thotë që në Partinë Socialiste, një organ ka legjitimitet derisa të zëvendësohet. Afati 4 vjeçar është thjesht matematikor!

KGS nuk e interpreton kërkesën tonë nëse mandati 4 vjeçar i kryetarit të PS është shkelur. Sipas këtij komisioni, ky fakt është i qartë, nuk ka nevojë për interpretim.

Share: