Home KRYESORE Pesë policë sulmojnë shitësen e luleshtrydheve ne Lushnje

Pesë policë sulmojnë shitësen e luleshtrydheve ne Lushnje

Mesa duket, i gjithë problemi i shtetit tonë qëndron në faktin se shumë qytetarë të papunë shesin në trotuare. Duke qenë një nga pikat kyçe që “ndalon” zhvillimin e shtetit shqiptar, policët e kanë marrë shumë seriozisht punën e tyre. Nuk ka rëndësi nëse përballë kanë një të moshuar, një grua apo një fëmijë. Fjala e tyre duhet të shkojë në vend!

Ja nje raportimi tek Jetaoshqef.al është ky:

“Përshëndetje Jeta Osh Qef! Kjo është një foto e një gruaje, e cila po shiste disa pako me luleshtrydhe afër gjimnazit “18 Tetori” në Lushnje. Në këtë periudhë, ky është një fenomen që po ndodh në disa pjesë të qytetit pa shqetesim, por për këtë grua të mjerë vijnë 6-7 policë për ta larguar, duke e ofenduar në mënyra nga më të turpshmet. Foto flet vetë, rroftë Rilindja”.

Share: