Home KRYESORE A ka njeriu Shpirt rrebel…?

A ka njeriu Shpirt rrebel…?

Nga Qemal Zyfi

E di qe kam nje shpirt te bute.Une qaj per “Hic” gje.Syte me perloten,dhe mundohem ti fsheh.Qaj per dhimbjen me te vogel,edhe per zogun krahethyer qe perpelitet ne asfalt ndjej dhimbje.

Kujtimi i njerzeve tim te dashur qe kane ikur nga kjo bote me loton.

Kush tha se pas vdekjes jeta mbaron? kush tha se te vdekurit nuk jetojne? GABIM.

Po ne qe i kujtojme ata,qe flasim me ta sapo mbetemi pak vetem, a nuk i mbajme te gjalle?.Mbyllini pak syte dhe kujtoni ate qe ju “iku”dje.

E keni perpara, te fshehur ne re,apo muzg, apo prapa drites te zbehte te henes, mbas hijes te shtepise,po perpara e keni.

Po forcen e dashurise te shpirtit e keni matur ndonjehere? “Jo”. Provoheni atehere te kuptoni se nuk eshte gje forca e gravitetit.

Eshte e vetmja force qe ka vetem terheqje dhe zero shtytje.Do te vije shpejt ajo dite qe do te mburet njeriu me forcen e shpirtit qe mban perjetesisht dashurine.

E keni vene re sa afer jane jeta dhe vdekja?.

Ne darke bisedojme dhe enderrojme per nje dasme, dhe ne mengjez papritur “Ti” iken. Brenga qe te le ne shpirt nuk shlyhet kurre ndaj dhe flet: ” Ah sikur, sikur, po pse, pse, se bera dje”?

Kembet me dridhen, trupi eshte bere si purteke. Nje force e pa pare me ben te ulem. Nuk eshte forca e rendeses, Jo. Eshte dhimbja e shpirtit qe te keput.

Sado shpirt rebel te kem nuk perballoj dot dhimbjen, ate qe mban gjalle njeriun, qe riperterin jeten. Jo. Nuk ka njeriu shpirt REBEL, JO!

Share: