Ndërkohë që IIlir Meta nuk le ditë pa takuar kundërshtarët e Ramës, pa e ironizuar se nëse do me patjetër të qëndrojë kryeministër ai mund ti japë dy deputetë, pa i kujtuar se qeverisja duhet ndryshuar dhe pa denjuar të qëndrojë në sallën e kuvendit kur ai flet edhe Rama ka guxuar të belbëzojë. Në një shënim të gjatë kryeministstri që ka mbrojtur Fatmir Xhafën nga sulmet e Berishës thotë se ai i ka mbyllur punët me pararardhësin e tij.
Atë e duron vetëm të enjteve në parlament. Dhe këtur është kujtuar të shigjetojë edhe Metën: “që gjatë seancës të së enjtes; “ku jo vetëm për faj të tij, Saliu shkel me të katër gjymtyrët rregulloren e Kuvendit dhe çdo normë komunikimi mes njerëzish”.
Dihet tashmë botërisht se është Meta ai që ka vendosur që për doktorin nuk do të zbatohet rregullorja dhe ai do të flasë sa të dojë. Dhe tani pas tre vjetësh Rama ka vendosur të kritikojë përmes një belbëzimi këtë vendim. Me sa duket më shumë sesa konflikti me Metën i duhet me çdo kusht kolltuku i qeverisë./Lapsi.al