Home KRYESORE Hashashi mbulon Tepelenën, ja çfarë ndodh në fshatrat e saj

Hashashi mbulon Tepelenën, ja çfarë ndodh në fshatrat e saj

Zona e Tepelenës vijon të mbetet problematike për sa i përket kanabisit, veçanërisht në disa fshatra… Në operacionin e fundit policia ka asgjësuar 7.410 bimë kanabis në Kurvelesh dhe Memaliaj.

Sipas të dhënave të policisë në Kurvelesh në vendin e quajtur “Përroi i Kaurit” dhe “Përroi i pishave” u gjetën të kultivuara dhe u asgjësuan 4710 bimë narkotike, ndërsa në fshatin Kalivaç , Memaliaj, në vendin e quajtur “Rëza” dhe “Xana” u gjetën dhe u asgjësuan në total 2700 bimë kanabis.

Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve, ndonëse deri në këto momente nuk ka të dhënat për shfrytëzuesit e këtyre parcelave.

Share: