Një protestë paqësore është duke u zhvilluar paraditen e sotme para Bashkisë së Tiranës për vdekjen e 17 vjeçarit, Ardit Gjoklaj në landfillin e Sharrës. Protestuesit janë të mbështetur edhe nga Partia Demokratike, ku në emër të saj foli Ervin Salianji, i cili tha se “kontraktori i bashkisë për përpunimin e mbetjeve në Sharrë, është njeri i veshur me pushtet. Eshtë Edurim Teqja, i cili nuk dorëzohet në polici pas krimit të rëndë”.
Por më prekëse kanë qenë fjalët e familjarëve të Arditit, djalit 17 vjeçar që vdiq në vendgrumbullimin e mbetje në Sharrë, i masakruar nga fadroma. Përpos kësaj krimi u mbajt i fshehtë nga firma 3R, drejtuesit e të cilës thanë në prokurori se: “Nuk e njohim Arditin, nuk punonte për ne”.
Vëllai i Arditit, i cili gjithashtu thotë se ka punuar tek plehrat e Sharrës, shprehet para mediave:
“Jam Ardian Gjoklaj. Dua drejtësinë e vëllait tim. Kam punuar edhe unë 2 muaj në Sharrë. Puna ishte pa siguracion, pa veshje të posaçme, pa maska, pa asnjë lloj mjeti mbrojtjës. Vëllanë tim e kanë masakru dhe kanë fsheh trupin. Unë dua drejtësi!” (Nga ky moment Ardiani nuk i mban më lotët).
Në tej në këtë protestë që zhvillohet para Bashkisë së Tiranës, ka folur, xhaxhai i viktimës. Ai u shpreh: “I bëj thirrje qytetarit të parë të Tiranës, si familjar, si kryebashkiak se na kanë vrarë 5-fish. Vranë djalin dhe mbuluan krimin. Të bëjë gjithë letrat, të zbardhet çështje, të mos përgënjeshtrohet vdekja e Arditit në landfill. Unë nuk them të bllokohet puna atje, se ishte fatkeqësia jonë, por të merren masa. Erion Velisë i bëj thirrje të vijë tek shtëpia jonë siç kanë ardhur 2 mijë qytetarë për ngushëllim.
Të mos mohohet krimi, se 5 orë kam lëviz unë me përgjegjësin e turnit në landfill duke kërkuar për trupin e nipit. Edhe fadromisti që ka kryer aksidentin, të gjithë të vijnë të pijnë kafe, jo me e mbulu këtë krim të rëndë”./Opinion.al