Home KRYESORE 17 ­vjeçari i paralizuar: Dua të eci sërish por nuk blej dot...

17 ­vjeçari i paralizuar: Dua të eci sërish por nuk blej dot ilaçet

I paralizuar dhe në gjendje tepër të vështirë ekonomike, Dorjan Buraku apelon për ndihmë.

Ai është vetëm 17 vjeç dhe aktualisht jeton në Lezhë në një banesë me qira.

Familja e tij ka pak kohë që është vendosur në Manati të Lezhës pasi u larguan nga Kurbneshi i Mirditës për një jetë më të mirë.

Ashtu siç thonë mjekët Dorjani ka kaluar një temperaturë të lartë e cila i ka shkaktuar infeksion në palcën kurrizore, gjë e cila ka sjellë më pas edhe paralizën.

Prej dy muajsh Dorjani endet spitaleve në kërkim të mrekullisë që do ta rikthej serish në këmbë.

Gjendja e vështirë financiare e familjes Buraku e bënë të pamundur përballimin e kurës për Dorjanin.

Babai i tij, Lodovik Buraku, mes lotësh tregon dhimbjen për gjendjen e djalit dhe vështirësitë me të cilat po përballen.

Apeli i tij i drejtohet kryeministrit të vendit, Ministrit të Shëndetësisë, por edhe qytetarëve që ta ndihmojnë për shërimin e të birit.

Megjithëse në këto kushte Dorjani tashmë nuk ka asnjë shtëpi ku të qëndrojë.

Ata aktualisht janë të vendosur në një banesë modeste por që pronarët i kanë kërkuar që ta lirojnë pasi nuk kanë mundur të paguajnë qiranë.

Të vetmet të ardhura për familjen Buraku janë pagesat e invaliditetit të dy kryefamiljarëve, ndërsa Dorjani teksa dergjet ne shtratin e dhimbjes pret me besimin se shqiptarët brenda dhe jashtë vendit nuk do ta lenë në këtë gjendje ku mjerimit i është shtuar dhe dhimbja./Balkanweb

Share: