Home KRYESORE Berisha: Fadil Hoxha, nje vrasje tjeter shteterore e çunave te krimit!

Berisha: Fadil Hoxha, nje vrasje tjeter shteterore e çunave te krimit!

Nga Sali Berisha

Te dashur miq, sot vdiq nga semundje akute zemre ne QSUT qytetari Fadil Hoxha 52 vjec, i cili prej disa ditesh ndodhej i arrestuar ne qelite e komisariatit te Lushnjes me akuzen e nje qytetari tjeter se i kishte marre ullinj.

Familjaret e te ndjerit njoftojne ne media se Fadili vuante prej kohesh nga zemra dhe se kete ja kishin bere me dije edhe policise. Familjaret akuzojne policine se kjo e fundit nuk i lejoi ti dergonin ne qeli ilaçet e zemres Fadilit.

Si zakonisht çunat e krimit nuk pranojne akuzen, e cila eshte konkrete me date dhe emra ilaçesh, te cilat nuk u lejuan te futen tek i semuri.

Keto te dhena akuzojne per nje vrasje shteterore nga mohimi i mjekimit jetik per te semurin Fadil Hoxha, ndaj i bej thirrje prokurorise te vendose para ligjit autoret e ketij akti te shemtuar kriminal! sb

Share: