Home KRYESORE Refuzuan të bënin seks, ISIS-i djeg të gjalla 19 femra

Refuzuan të bënin seks, ISIS-i djeg të gjalla 19 femra

Militantët e ISIS janë ‘hakmarrë’ mizorisht ndaj 19 femrave duke i djegur ato të gjalla në Mosul, Irak. Gratë u dogjën për vdekje në kafaze hekuri sepse ato refuzuan të kryenin marrëdhënie seksuale me luftëtarë të ISIS.

“U ndëshkuan pasi refuzuan të bënin seks me militantët e ISIS”, tha Abdullah al-Malla, një aktivist i medias lokale.

Një dëshmitar okular në Mosul tha: “19 vajzat u dogjën të gjalla, ndërkohë që qindra njerëz po shikonin. Askush s’mundi të bënte asgjë që t’i shpëtonte ato nga dënimi brutal.”

Mijëra gra janë zënë rob kur ISIS mori kontrollin e Sinjar, në veri-perëndim të Irakut, në gusht të 2014-ës./360grade.al

Share: