Home KRYESORE Media sociale, Ballkani e diplomacia publike

Media sociale, Ballkani e diplomacia publike

Nga Prof. Dr. Lisen Bashkurti

Nje tymnaje vertitet ne kokat e njerezve.
Te verteta te pathena dhe genjeshtra te padegjuara. Transparence e lakuriqte dhe hipokrizi e anonimte. Trimeri prapa frengjive dhe mencuri pas vakti. Djaj qe dalin nga shishja e shtiren si engjuj. Engjuj qe prangosen per te mos dale kurre te lire. Goje te shqyera qe kafshojne pa dhembe. Dhembe te mprehte qe s’kane goje ku te rrine. Njerez qe shpalosin foto pa identitet. Identitete qe dalin pa foto. Keto ndjesi shkojne e vijne nga rrjetet sociale. Rrjete plot drite-hije. Rruge me shume kalime, ne mesin e te cilave pa harten e mencurise mund te humbasesh fillin e jetes.
Media sociale ndryshim i shoqerise
Rrjetet sociale po ndryshojne idete, deshirat dhe nevojat e njerezve. Ato kane sjelle gjithe njerezimin ne duart tona. Ato e kane bere boten sa nje portokall. Ato po shnderrojne doktrinen e globalizmit ne nje realitet te pakthyeshem. Sasia e informacionit eshte e pakrasueshme me pak vite me pare. Larmia e informacionit eshte e pafund. Dinamika e informacionit eshte marramendese.
Njerezimi eshte perballe nje revolucioni te vertete. Por perballe nje revolucioni asimetrik. Asimetrine e revolucionit te rrjeteve sociale, tendencen e tij, kahjet e levizjes dhe te zhvillimit, impaktet kontradiktore nuk diktohen gjithac nga informacioni qe vjen nga keto rrjete, por me se shumti nga niveli obserbues, analitik, seleksionues dhe interpretues I individit, grupeve sociale dhe mbare shoqerise.
Shoqeria Ballkanike vjen mbas nje periudhe te gjate indoktrinimi komunist te centralizuar nga lart-poshte, nga nje kulture relativisht e ulet dhe izolim nga qyteterimi Perendimor. Perballja e shoqerise Ballkanike me revolucionin informativ te rrjeteve sociale po sjelle nje tronditje te thelle ideologjike, politike, ekonomike, sociale, kulturore, morale e shpirterore. Te tera se bashku kane prodhuar nje furtune te vertete, fundin dhe pasojat e se ciles askush nuk I parashikon.
Per popujt e Ballkanit media sociale perkoi me periudhen e tranzicionit demokratik, pra me demokracine parlamentare, pluralizmin politik, lirine e te dtejtat e njeriut, ekonomine e tregut te lire dhe hapjen drejt integrimeve euro-atlantike. Ne kete faze premature media sociale hyri furishem ne realitetin Ballkanik. E papergatitur per kete stuhi informim-komunikimi, shoqeria Ballkanike u perfshi ne ne kaos.
Ne Ballkan te vertetat baltosen, ndersa mashtrimet ndricohen. Vlerat sulmohen, ndersa antivlerat lartesohen. Identiteti kercenohet, nderkohe qe snobizmit i hapet rruge. Intelektualiteti shantazhohet, nderkohe qe mediokriteti legjitimohet. Te diturit heshtin nen kercenim mbijetues, nderkohe injorantet lektorojne kudo. Humaniteti dhe iluminiteti qendrojne gjithnje e me larg lidershipeve qe ngrihen e lulezojne mbi pellgjet e krimit, korrupsionit e trafiqeve te paligjshme.
Ballkani i vetekercenuar
Rrjetet sociale jane kanale me shume burime dhe rruge me shume kalime. Jane dominuese dhe te pa censurueshme. E verteta dhe genjeshtra, autentikja dhe plazhiatura, inspiruesja dhe provokativja, e arsyeshmja dhe lajthitja, e dobishmja dhe rrenuesja, e drejta dhe e padrejta, njerezorja dhe kriminalja, bamiresia dhe abuzimi, mirenjohja dhe mosmirenjohja-kryqezohen pambarimisht, duke krijuar piramida informacioni kaotik ne mendjet e individit dhe te mbare shoqerise. Ka me shume dilema se kurre. Ka me shume kaos se asnjehere.
Duket sikur rrjetet sociale ne Ballkan po prodhojne djallin. Ne te vertete ato vetem e kane nxjerre djallin Ballkanik nga shishja. Pasi ne Ballkan edhe engjulli edhe djalli flejne bashke tek I gjalli. Duket sikur rrjetet sociale po krijojne anarki. Ne fakt ato po zbulojne anarkine ne kokat dhe deshirat e njeriut dhe njerezimit ne Gadishullin Ballkanik. Duket sikur rrjetet sociale po krijojne shthurrje morale. Ne fakt vetem po e cveshin lakuriq moralin e shtirur te politikes dominuese te Ballkanit. Duket sikur po rrenojne te verteten. Ne fakt e verteta qe kur ka lindur eshte sfiduar nga genjeshtra legjendare e popujve Ballkanik.  Duket sikur te gjithe po i shtyjne popujt e Ballksnit drejt “pranverave arabe”. Ne fakt popujt e Ballkanit po ecim vete pa e ditur mire drejt “stuhive te nje rendi te ri boteror”.
Ne shoqerite Ballkanike po ndodh revolucion. Por jo revolucion klasik. Eshte revolucion mental e kulturor. Te pasuri e te varferit, te diturit dhe injorantet, shumicat dhe pakicat, te rinjte dhe te moshuarit, meshkujt dhe femrat, te pushtetshmit dhe te dobetit, entuziastet dhe depresivet-te gjithe jane te barabarte vetem perballe rrjeteve sociale. Per kondeguence te gjithe ne Ballkan ndjehen te cmuar dhe te diskriminuar njekohesisht.
Popujt ne shoqerine Ballkanike po marrin informacion me shume sesa kane formim. Po u rritet oreksi me shume sesa kane dhembe. Pra shkalla e rrezikut eshte rritur. Parandalimi eshte i dobet. Reagimi kontradiktor. Vetem rritja e sensit selektues mund te beje median sociale mentalisht dhe shpirterisht te shendetshme ne kete cep te botes.
Si cdo revolucion social
A mund te menjanohet ky revolucion informativ. Asesi jo. Ai vetem mund te sfidohet. Dhe sfida nuk perballet nga jashte brenda, por nga brenda jashte. Globalizmi nuk eshte rendje mbas gjithesise, por ardhja e gjithesise brenda nesh.
Mediat sociale jane te reja. Ato kane krijuar nje mal me iluzione kontradiktore. Duket sikur e keqja ka kapluar njerezimin, por ne fakt njerezimi vetem po e zbulon ate.Duket sikur genjeshtra po varros te vertetat, por ne fakt te vertetat po mesohen me shume se kurre. Duket sikur te fuqishmit po shtypin te dobetit, por ne te vertete te dobetit jane ne te fuqishem se asnjehere dhe te fuqishmit jane me te dobet se kurre. Fuqia dhe dobesia tanime varen nga fjala e shprehja e saj.
Rrjetet sociale po lene pas mjetet e tjera te komunikimit. Legjitimiteti i cdo gjeje eshte ne prove te perhershme. Transparenca po tejkalon cdo cak limitues. Pergjegjshmeria po shnderrohet ne tipar individual. Participimi I cdo njerit ne punet e gjithkujt po ndodh me shume se kurre.
Ne fund te fundit revolucioni informativ I rrjeteve sociale po deshmon se njerezimi ne teresi dhe shoqerite Ballkanike ne vecanti paskan vuajtur me shume per informacion se sa per buke dhe liri.
Ne Ballkan aktualisht te gjithe popujt ndjehen mire dhe keq njekohesisht. Ndjehen te vleresuar dhe te fyer. Te mbrojtur dhe te kercenuar. Por te gjithe ndjehen me te gjalle se kurre. Te gjithe ndjehen se jane pjese e kesaj bote. Permes medias sociale njerezit shnderrohet ne foto me selfie. Selfiet behen njerez me fjale. Endrrat behen realitete dhe realitetet endrra. Virtualiteti behet menyre jetese. Jetesa perjetohet permes virtualitetit. Te gjithe njerezit ne Ballkan jetojne ne dy gjendje: ne realitetin vulgar dhe ne ate virtual. Ate qe nuk e realizojne ne realitet e realizojne ne virtualitet. Realja dhe virtualja nderveprojne brenda shoqerive Ballkanike deri ne pa kufij midis tyre.
Ky eshte revolucioni asimetrik i informacionit te rrjeteve sociale. Njerezimi ka gjetur ate qe ka kerkuar. Njerezimi ka kerkuar ate qe ka gjetur. Pra, njerezimi eshte kthyer tek vetevetja. Asimetria e revolucionit te informacionit te rrjeteve sociale ka rrezuar muret brenda njeriut dhe njerezimit.
Revolucion i paradokseve
Mbas nje periudhe shume te gjate ksenofobie komunikatiive sot Ballkanasit flasin me pak, por komunikojne me shume Me shume me njeri-tjetrin. Ballkanasit  jane te heshtur, por me shume aktiv. Jane te mbyllur ne vetvete, por me te hapur para botes.
Fatin e ketij revolucioni media social do ta percaktoje beteja midis te vertetes dhe te pavertetes. Ne thelb eshte revolucioni me  i madh kulturor ne historine e njerezimit. Nga ky revolucion e ardhmja i perket shoqerive te kulturuara. Prandaj shoqerite Bsllkanike me shume se per cdo gje tjeter ka nevoje per kulture. Perndryshe Ballkanin jo larg e kercenon nje kaos i paparashikueshem dhe tjetersim i pashmangshem.
Ne kete revolucion social njerezimi po futet ne nje arene plot drite-hije dhe ne nje rruge me shume kalime. Nevojitet perdorimi i ndricimit  te brendshem per te ndare driten nga hija dhe per te naviguar  me busullen  e mencurise. Perndryshe lehtesisht dhe pa u ndjere mund te humbet filli i jetes.
Diplomacia Ballkanike, Evropa dhe ShBA
Ne Ballkan diplomacia qendron larg medias sociale si djalli nga temjani. E kjo ka shume arsye. Ne Ballkan politika ne teresi ende nuk konsiderohet si interes publik, por oligarkik. Qeshtjet publike nuk komunikohen publikisht por ne menyre konspirative. Politika e jashtme ne Ballkan mbetet akoma ne hije sallonesh te erreta.
Ne kete mjedis social politik Ballkanik, diplomacia konsiderohet si luks i te privilegjuarve larg qeshtjeve publike, marredhenieve publike dhe komunikimit publik. Ne Ballkan klubet politike te larta e perdorin, e shperdorin dhe e abuzojne diplomacine si intrument manipulimi nderkombetar per te mbuluar deshtimet e brendshme, per te falsifikuar te vertetat perpara audiences nderkombetare dhe per te zgjatur agonine e popujve te tyre.
Ne Ballkan nuk ka diplomaci publike dhe aq me pak diplomaci mediash sociale. Diplomatet sillen si murgjer gojembyllur perballe komunikimit publik. Kamera, mikrofoni dhe sidomos mediat sociale konsiderohen “molle e ndaluar” per diplomatet Ballkanike.
Perballe kesaj diplomacie gojekyqur popujt Ballkanik ngrejne vete legjendat e tyre urbane informative. Por keto legjenda urbane Ballkanike duke u ngritur mbi terrin e komunikimit te munguar te diplomacise publike, mbushen me mitet, perrallat, legjendat e se kaluares plot konspiracion Dhe konflikte.
Dhe eshte normale kur e sotmja diplomatike hesht perpalle publikut athere e kaluara ringrihet brenda popujve. Thellohet keshtu hendeku midis diplomacise dhe popujve. Kercenohen bisedimet, dialogu e negociatat. Ngrihen, bllokohen dhe deshtojne marreveshjet e firmosura. Ballkani i rikthehet tradites se vjeter…asaj te “Fuqise se barotit”..
Duket qartazi se Ballkani eshte gati t’i rikthehet diplomacise tradicionale qe prodhoi luftra Ballkanike dhe mbeshteti dy luftra boterore. Nderkohe duket gjithshtu qarte se edhe diplomacia Evropiane po sillet me Ballkanin ashtu sikunder u soll ne Shekullin e 19-te. Diplomacia Evropiane leviz mbi dy shina qe here qendrojne paralelisht dhe here kryqezohen me njera-tjetren, por pa arritur asnjehere qe te unifikohet ne qasjet ndaj Ballkanit.
Diplomacia Evropiane ngrihet mbi dyzimin midis diplomacise tradicionale te shteteve individuale dhe diplonacise integruese te BE. Ne kete dualitet nderfuten me makiavelizen diplomacite Ballkanike. Evropa dhe Ballkani po luajne si macja me miun. Me skepticizem, frike,  pa sinqeritet dhe pa padiguri…
Fale diplomacise publike  amerikane qe shperndan here pas here mjegullen Europiano-Ballkanike dhe ushqen popujt e Ballkanit me shprese, qartesi dhe besim. Mesa shihet Ballkani ka nevoje shume te madhe dhe afatgjate per pranine dhe rolin e diplomacise sr ShBA, qe eshte nena e diplomacise publike ne kohet tona.
Diplomacia e ShBA vijon te jete shume hapa perpara diplomacise boterore. E kjo perparesi fale informimit e komunikimit me mbare qytetaret e botes jo me vetem me media audio-vizive dhe te shkruar, por edhe nepermjet medias sociale. Media sociale e ka bere diplomacine publike te ShBA te depetoje tek cdo individ i kesaj bote te madhe.
Share: