Sipas ish kryeministrit Sali Berisha ajo që ndodhi sot në Gjirin e Lalëzit nuk ishte një aksident i thjeshtë, por një tentativë vrasjeje. Në një status në rrjetet sociale, Berisha akuzon “mafian qeveritare”, që sipas tij tentoi ta ekzekutonte Faad Mitrin.
“Ata te cilet i organizuan vrasjen me aksident automobilistik jane eksponente te mafjes qeveritare, te cilet kishin dale ne prite t’i merrnin jeten nje njeriu, qe me perkushtim te jashtezakonshem ka punuar per realizimin e projektit me investimin me te madh ne fushen e turizmit ne historine e vendit tone” shkruan Berisha në Facebook.
Biznesmeni libanez u aksidentua sot në kryqëzimin e Laknasit, teksa udhëtonte drejt Rinasit. Fillimisht një mjet i tipit “Volksëagen” aksidentoi “Mitsubishin” me të cilin udhëtonte biznesmeni Faad Mitri dhe një shtetas tjetër, E.M.
Pas kësaj, drejtuesi i mjetit “Volksëagen” e kanë rrahur biznesmenin, i cili më pas është transportuar në spital. Sipas Berishës Faad Mitri është përfaqësues i kompanisë që do të investojë 1.5 miliard euro në Gjirin e Lalëzit./lapsi.al